Sot mbahet Konventa e Prodhuesve të Kosovës

Ekonomi

Sot mbahet Konventa e Prodhuesve të Kosovës

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës.

Edicioni i dytë i Konventës së Prodhuesve të Kosovës do të mbahet sot në Hotel “Emerald”, duke filluar nga ora 09:00.

Synimi kryesor i Konventës është diskutimi i hapur rreth temave të cilat ndikojnë në fuqizimin e prodhuesve dhe që rrisin konkurrueshmërinë e produkteve “Made in Kosova”.

Edicioni i dytë i Konventës do të fokusohet në digjitalizimin e sektorit të prodhimit dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si shtytës të zhvillimit ekonomik.

Do të organizohen disa panele diskutimi, ndërsa prodhuesve të Kosovës do t’iu drejtohet edhe kryeministri Albin Kurti i cili do të shpalosë planin qeverisës për mbështetjen e sektorit të prodhimit.

Konventa e Prodhuesve të Kosovës është ngjarje gjithëpërfshirëse, që përfshin prodhuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve, institucionet dhe agjencitë qeveritare dhe përfaqësues të ambasadave dhe të organizatave jo-qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat