Kërkohet rritja e buxhetit në bujqësi nga qeveria Kurti

Ekonomi

Kërkohet rritja e buxhetit në bujqësi nga qeveria Kurti

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Sipas kryetarit të Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, moti i ndryshueshëm viteve të fundit në Kosovë ka anën pozitive dhe atë negativë për tokat bujqësore.

“Koha e mirë është e përshtatshme për disa kultura të grurit është më mirë sesa të ishte borë.. Mirëpo ky mot nuk është I mirë për pemët, si thana, lajthia, një lloj kajsie”..

“Nëse vazhdon kështu të mos ketë reshje do të jetë keq, por shpresojmë që nga marsi do të ketë reshje shiu mirëpo bora është më e mira pasi që I mbron drithërat e mbjellura dhe toka thithë mjaftueshëm ujë, ndërsa nëse ka shira të rrufeshëm I dëmton”, deklaroi Tahiri.

Tahiri në Sytë 7, kërkoi nga Qeveria Kurti të ketë më shumë interesim në bujqësi si dhe rritje të buxhetit.

“Deri më tash nuk kanë menduar dhe vepruar për të mirën e bujqësisë, Qeveria e re në bazë të projekteve që kanë shpresojmë që të punojnë – shpresojmë në rritje të buxhetit dhe meqë nuk është nda ende buxheti për bujqësi shpresojmë që të ketë investime më të mëdha. Duhet të dyfishohet ose trefishohet buxheti për bujqësi”.

Tahiri poashtu kërkoi që të ketë më shumë trajnime për bujqit të mundësuara nga Qeveria – pasi sipas tij qeveritë e mëparshme nuk kanë mundësuar shumë trajnime e për këtë mungon vetëdijesimi i bujqve.

Sipas Tahirit shqetësuese është edhe humbja e shumë hekratëve nga ndërtimet që ndodhin gjatë vitit në Kosovë.

“Ne jemi duke humbur shumë hekar pas ndërtimeve në toka bujqësore që mbrohen me ligj, por këtë ligj nuk e përfill askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat