Kurti: Reciprociteti mbron prodhuesit vendorë

Ekonomi

Kurti: Reciprociteti mbron prodhuesit vendorë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 10:31
Albin Kurti

Në Konventën e dytë të Prodhuesve të Kosovës, të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë prodhuesve vendorë, i cili tha se prodhuesit tanë janë shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti me këtë rast përsëriti se do të heq tarifën 100 përqind dhe do të vendos masat e reciprocitetit për mbrojtjen e prodhuesve vendorë.

Kurti foli edhe për idenë e Mini-Shëngenit, i cili tha se me Shqipërinë do të ketë vetëm bashkëpunim tregtar, sepse siç tha ai, ka vetëm një interes, e ai është bashkëpunim të plotë me Shqipërinë.

Edhe drejtues të Klubit Prodhues theksuan se janë kundër Mini-Shengenit.

Kurti po ashtu tha se me Fondin Zhvillimor do të ketë mbështetje për prodhuesit vendorë.

Në hapje të Konventës, kryetari i Klubit të Prodhuesve, Bashkim Osmani tha se ky klub vazhdon të jetë një partner me qeverinë me qëllim të zhvillimit të ekonomik në Kosovë.

Ai kërkoi mbështetjen qeverisë që prodhuesit e Kosovës të jenë sa më shumë në tregjet shqiptare, si në Shqipëri dhe Maqedoni e etj.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha foli për brendin dhe fushatën që bënë ky Klub për “Made in Kosova”.

Ai tha se si prodhuesit janë kundër Mini-Shengenit, derisa tha se sa i përket tarifës, shtoi se qëndrimet e këtij Klubi për tarifën tashmë janë të njohura.

Ndërsa në Panelin e diskutimit për tregtinë rajonale, do të flasin kryetari i Bordit të Odës së Afarizimit të Kosovës, Skënder Krasniqi, Nagip Fejzi kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptarë, Bashkim Sykaj drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike Veri- Perëndimore dhe kryetari i Bordit Drejtues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Po ashtu në këtë Konventë, anëtarët e Klubit Prodhuesve, do të nënshkruajnë Kodin e Bizneseve kundër korrupsionit.

Në Konventën e Klubit të Prodhuesve përveç prodhuesve vendorë, po merr pjesë edhe Ministria e Ekonomisë në Kosovë, Rozeta Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat