Ambasada e Kosovës në Gjermani afron bizneset e Kosovës dhe Gjermanisë

Ekonomi

Ambasada e Kosovës në Gjermani afron bizneset e Kosovës dhe Gjermanisë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 00:06
Pamje nga takimi

Ambasada e Kosovës në Gjermani dhe Oda Ekonomike Gjermane dhe e Kosovë kanë hapur serinë e takimeve që kanë për qëllim promovimin e tregimeve të suksesit të bizneseve nga Gjermani ën Kosovë dhe anasjelltas.

Kjo gjë u bë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12 vjetori të pavarësisë së Kosovës.

“Në Ambasadën e Kosovës në Berlin, me ftesë të Ambasadorit Cufaj, sukseset e tyre parat ë pranishmëve i kanë shpalosur Drejtorët e tre bizneseve nga bizneset anëtare të OEGJK-së: z. Oliver Winter, CEO i A&O Hostels, znj. Hana Qerimi, COO dhe bashkëthemeluese e Shkollës Dixhitale, dhe z. Hubertus Rick, Drejtues i Ekipit në kompaninë Buchhaltung Discount Services. Këto suksese janë treguar para audiencës ndërkombëtare për të ilustruar, se si një vendim i mirë mund të sjellë sukses të madh dhe zhvillim jo vetëm për biznesin, por edhe për vendin!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Image

Tutje thuhet se të pranishmit janë përshëndetur nga Ambasadori Cufaj dhe Drejtoresha Menaxhuese e Odës Ekonomike, Nora Hasani.

Image

“Me anë të serisë së takimeve, Ambasada e Kosovës dhe OEGJK synojnë që ta përmirësojnë imazhin e Kosovës në Gjermani, ta informojnë publikun gjerman për mundësitë e të bërit biznes në Kosovë dhe me kompani të Kosovës, si dhe të nxisin rritjen e investimeve gjermane në vend”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat