Seria revolucionare Samsung Galaxy S20 prezantohet në Prishtinë

Ekonomi

Seria revolucionare Samsung Galaxy S20 prezantohet në Prishtinë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:02
Foto Ilustrim

Pas lansimit zyrtar në San Francisco, e më pas në Tiranë ditën e djeshme, Samsung prezantoi serinë më spektakolare deri më sot, Galaxy S20, zyrtarisht në Prishtinë.

Eventi mblodhi figura të mirënjohura të medias, biznesit dhe teknologjisë për të kremtuar dekadën e re të inovacionit që Samsung çel për përdoruesit. Të ftuarit në “Garden Open Kitchen” ishin të parët që panë nga afër teknologjinë e pashembullt në linjën e parë plotësisht 5G të Samsung Electronics, që do të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit përjetojnë botën.

E ndërtuar për të ardhmen, seria Galaxy S20 prezanton një arkitekturë krejt të re të smartphone-ve që ndërthur teknologjinë AI, një sistem revolucionar kamerash, bateri dhe performancë të fuqishme.

Pasi foli për 50 vjetorin e Samsung, që shënoi 5 dekada inovacion dhe vizion të guximshëm, Arbnor Berisha, përfaqësues i Samsung për Kosovën, u ndal tek seria S20, për të demonstruar se si këto pajisje do të ndryshojnë mënyrën se si ne përjetojmë botën. “Seria Samsung Galaxy S20 është dëshmia e një dekade risish, trashëgimia e përpjekjes sonë të vazhdueshme drejt madhështisë. Jo vetëm që këto pajisje plotësojnë nevojat e tregut të sotëm të smartphone-ve të përqendruara në ekran, kamera dhe performancë – ato pa dyshim i tejkalojnë pritshmëritë.” tha Berisha, gjatë eventit në Prishtinë.

“Mundësi të reja fillojnë këtu, tani, teksa lansojmë epokën e re të inovacionit celular”, u shpreh Matthew Jinkyu Jeon, President i Samsung Electronics për Adriatikun. Në video prezantimin e tij, miq, bashkëpunëtorë të ngushtë, partnerë mediatik të Samsung dhe influencers nga bota e biznesit, teknologjisë dhe lifestyle, u prezantuan me formacionin e gjeneratës tjetër që transformon jetën e njerëzve, një demonstrim i qartë i angazhimit të Samsung për inovacion të avancuar inxhinierik – që bota të bëjë gjërat që dëshiron më mirë.

Telefonat e rinj Samsung – S20 , S20+ dhe Ultra – marrin drejtimin në 5G, kamerë dhe zmadhim, regjistrim video 8K, ekranet 120Hz dhe më shumë. Me serinë e re S20, Samsung fuqizon konsumatorët të bëjnë gjerat që duan edhe më mirë. I ndërtuar rreth përvojës revolucionare të fotografisë, Galaxy S20 prezanton një sistem plotësisht të ri kamerash – të mundësuar nga AI dhe me sensorin më të madh të imazhit të Samsung – për të sjellë më të mirën në çdo imazh dhe çdo moment. Me Video Snap revolucionar 8K, lidhje 5G dhe Space Zoom ​​deri në 100 herë, mënyra sesi kapni dhe ndani jetën tuaj nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Për më tepër, ju mund të zgjidhni midis tre telefonave elegantë të dizajnuar rreth një përvoje revolucionare të kamerës: Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra. 64 MP në Galaxy S20 dhe S20+ dhe 108 MP në Galaxy S20 Ultra ju lejojnë të zmadhoni përsëri e përsëri. Seria S20 thyen barrierat ekzistuese të fotografisë duke ju dhënë miliona piksele më shumë në secilën foto. Që do të thotë, për herë të parë ndonjëherë, ju mund të zmadhoni për të kapur detaje që nuk i keni vënë re kurrë më parë.

Diçka tjetër që spikat në linjën S20 janë bateritë tepër të fuqishme, maksimalisht në 5000mAh. Ato janë gjithashtu inteligjente, duke u përshtatur me rutinën tuaj të përdorimit celular për të kursyer energji, kështu që ju mund të transmetoni, luani, bisedoni dhe shkruani për orë të tëra përpara se t’ju duhet të karikoni pajisjen tuaj.

Me një procesor të fuqishëm 7nm dhe deri në 16 GB RAM, seria spektakolare Galaxy S20 vjen me Inteligjencë Artificiale të përparuar, të integruar dhe të shpejtë që lejon përdoruesit të hapin aplikacionet e tyre të preferuara menjëherë. Telefonat inteligjentë kanë një memorie të brendshme deri në 512 GB, të zgjerueshme në 1.5TB me një microSD. Ekrani Infinity-O premton video të qarta dhe përgjigje të shpejtë të prekjes për performancë superiore të lojërave, dhe shkalla mbresëlënëse e rifreskimit 120Hz ofron navigim të përsosur. Modelet gjithashtu përmbajnë zbulimin ultrasonic të gjurmëve të gishtërinjve dhe rezistencën e ujit deri në 1.5 metra për deri në 30 minuta.

Samsung i njeh mjaft mirë konsumatorët e tij, ndaj është siguruar që linja e re të jetë e pajisur me veçoritë më të mira që përdoruesit besnikë të Galaxy presin dhe meritojnë. Galaxy S20 mbrohet nga Knox, platforma e sigurisë celulare, lidere e industrisë, që mbron pajisjen nga niveli i çipit deri në nivelin e softuerit. Galaxy S20 gjithashtu përmban një procesor të ri, të sigurt, i cili mbron nga sulmet e bazuara në harduer.

Galaxy S20, Galaxy S20 + dhe Galaxy S10 Ultra do të jenë në dispozicion në dyqane nga 13 Mars 2020 në tregjet e zgjedhura. Porositjet paraprake online kanë filluar. Nëse rezervoni modelet Galaxy S20+ ose S20 Ultra, ju do të përfitoni edhe kufjet wireless Galaxy Buds+. Çmimi fillon nga EUR 979 për Galaxy S20, EUR 1,089 për Galaxy S20+, dhe EUR 1,469 për Galaxy S20 Ultra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat