Curri: Risku në vendin e punës është konsideruar si taksë shtesë

Ekonomi

Curri: Risku në vendin e punës është konsideruar si taksë shtesë

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:15
Minir Curri

Risku në vendin e punës, dhe mënyra se si bëhet vlerësimi i riskut në vendin e punës.Gjithashtu në emision është diskutuar edhe për atë se a bëhet vlerësimi i riskut të punës vetëm për sigurinë në punë apo edhe për shëndetin.

Në lidhje me vlerësimin e riskut në vendin e punës, dhe mënyrën se si bëhet ky vlerësim ka folur Minir Curri, nga kompania për vlerësim të riskut, B&M, i cili tha se është me rëndësi që të bëhet vlerësimi i riskut në vendin e punës, i cili siç shpjegoi ai bëhet në mënyrë kuantative dhe kualitative. E para që bëhet në kompani të mëdha më shumë punëtor, dhe e dyta që bëhet për një vend të caktuar pune.

Curri tha se ka edhe vlerësime të risqeve gjenerale, ku natyra e punës në disa sektorë është i njëjtë, bëhet vlerësimi i riskut gjeneral për ato vende pune.

Ai u shpreh se në Kosovë, vonë ka filluar të praktikohet vlerësimi i riskut në vendin e punës, kurse nga punëdhënësit fillimisht u konsiderua si taksë shtesë nga shteti, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij vlerësimi.

“Fillimisht për punëdhënësit, vlerësimi i riskut është konsideruar si një taksë nga shteti që po u bëhet, në mungesë të kulturës që ai e ka për detyrë që së paku në çështje morale me e ba vlerësimin e riskut për një pozitë pune, që ta dinë se nga çka atakohet ai punëtor”, tha Curri.

Minir Curri – kompania për vlerësim të riskut, B&M në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”.

Curri tha se vlerësimi i riskut në vendin e punës nuk mund të bëhet vetëm një herë, por në varësi se si zhvillohet kompania.

“Vlerësimi i riskut është një çështje gjithmonë evoluon, në varësisht prej zhvillimeve të kompanisë. Mund të ketë ndryshim në punëtor, në makineri, në lëndët e para, mund të ketë edhe ndryshim për kemikate të ndryshme që ai përdorë për atë vend pune. Vlerësimi i riskut është diçka që avancohet në varësi si zhvillohet kompania. Ka një vetëdijesim te kompanitë e mëdha, që janë serioz,  ndërsa te kompanitë e mesme e të vogla ende e konsiderojnë këtë si një presion nga inspektorati i Punës, i cili është i vetmi organ që po i shtynë sendet përpara. Vlerësimi i riskut gjithmonë duhet të avancohet, mënyra e avancimit duhet të behet me trajnime të ndryshme”, tha Curri.

Sa i përket vlerësimit të riskut në aspekt shëndetësor, Curri tha se është çështje e cila ka mbetur në hije, pasi ai tha se mungon edhe laboratori për të analizuar kemikatet që mund të jenë të dëmshme në vendet e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat