Votohet projektbuxheti për 2020

Ekonomi

Votohet projektbuxheti për 2020

Më: 10 mars 2020 Në ora: 16:19
Mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës sot ka votuar projektbuxhetin për vitin 2020.  Dy miliardë e 357 milionë euro do të jenë në tërësi shpenzimet buxhetore të ekzekutivit. Me këtë buxhet parashikohet që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 4.2 për qind.

Kabineti qeveritar sot ndau edhe 10 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për t’u ballafaquar me koronavirusin. Derisa përmes një vendimi qeveritarët i kërkuan AKP-së të pezullojë të gjitha aktivitetet për shitjen ose dhënien me qira të aseteve publike.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, duke e arsyetuar projektbuxhetin, tha se ai në masë të madhe do të mbushet nga të hyrat doganore.

Krahas kësaj, shefi i arkës së shtetit, u shpreh se kanë paraparë rezervë  më të madhe të shtetit, pasi, sipas tij do  të akomodoheshin kërkesat që dalin mbi Ligjin e Pagave pas vendimit të Kushtetueses.

Mbi bazën e kësaj, ministri Bislimi tha se parashikohet që të ketë rritje ekonomike rreth 4.2 për qind.

Në lidhje me planin e veprimit për koronavirusin, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është ngritur niveli i gatishmërisë. Ai shpalosi planin e veprimit të Qeverisë kundër kësaj sëmundje që pa prekur pothuajse të gjithë botën.

Në arsyetimin e saj për t’i kërkuar pezullimin e punës Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari tha se në rast të realizimit të planit të AKP-së do të pamundësohet realizimi i programit të qeverisë.

Këtë vendim e përkrahu edhe kryeministri Albin Kurti.

Qeveria mori disa vendime që kanë të bëjnë me shpronësime të pronave që i mundëson vazhdimit të punësimeve magjistrales Prishtinë-Mitrovicë. Për këtë, ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku tha se këto punime pritet të përfundojnë në vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat