​Arian Zeka: Kërcënimet amerikane janë serioze, tarifa të hiqet pa kushte

Ekonomi

​Arian Zeka: Kërcënimet amerikane janë serioze, tarifa të hiqet pa kushte

Më: 11 mars 2020 Në ora: 12:57
Arian Zeka dhe Berat Rukiqi

Oda Ekonomike dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë shprehur shqetësimin mbi raportet Kosovë-SHBA për shkak të mos largimit të taksës ndaj mallrave serbe.

Ato kërkuan nga institucionet e Kosovës që përkitazi me qëndrimin e SHBA-së të largojnë tarifën 100 për qind, pasi kjo sipas tyre, përveç dëmeve politike, po i largon edhe investitorët e huaj.

Në një konferencë për media, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se gjitha kërcënimet për largim të trupave amerikane janë serioze dhe duhet të trajtohen si të tilla. Për këtë ai i bëri thirrje institucioneve që bashkërisht të dalin dhe të kërkojnë largimin e tarifës pa kushte.

Zeka: Të largohet tarifa ndaj Serbisë pa kushte

“Kemi pritur që qeveria të ketë veprime shumë më të përgjegjshme edhe ndaj kërkesave partnere. Përfshirë kërkesat e SHBA-së, megjithatë është diçka që dy institucionet tona e ndajnë si qëndrim përbashkët vendimin për heqje të tarifës. Dhënia e mundësisë për një marrëveshje të paqes Kosovë-Serbi do të ndikonte në përmirësimin e imazhit të përgjithshëm që investitorët kanë për Kosovën dhe rajonin. Është momenti i fundit që qeveria jonë dhe Kuvendi i Republikës në seancën e sotme të jashtëzakonshme të diskutohet për raportet e reja mes Kosovës dhe SHBA-së, që të dilet me një raport konsensual që i jep mbështetje të plotë qeverisë për të tërhequr tarifën pa kushte ashtu siç kërkohet nga SHBA. Nuk besoj që kemi partner më serioz se SHBA. Nuk besoj që e kemi luksin që të vazhdojnë rrugëtimin pa ta”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se në kuadër të këtyre zhvillimeve politike, po stopohen investimet e huaja në Kosovë.

Rukiqi: Zhvillimet politike po bëhen barrierë për zhvillimin e Kosovës

“Zhvillimet politike në gjashtë vjetët e fundit janë bërë barrierë e patejkalueshme për një cikël zhvillimor në vend, për një rritje substanciale të vendeve të punës dhe të investimeve të brendshme apo të jashtëm. Pavarësisht kush ka të drejtë, pavarësisht kush është i rreshtuar pas kujt. Ajo që mund të thuhet është që dëmi është bërë. Kosova vazhdon të shtojë pikë negative në investime. Lajmet e ditëve dhe javëve të fundit nuk përçojnë asnjë mesazh pozitiv për investitorët”, tha ai.

Rukiqi foli edhe për programin e Qeverisë Kurti. Ai tha se interesimi i tyre në këtë çështje është proporcioni i skemave sociale me investime kapitale.

Rukiqi: Nuk zhvillohet vendi me rritje të skemave sociale

“Insistimi ynë është të qartësohet proporcioni i skemat sociale me ato të investimeve kapitale. Nuk zhvillohet vendi dhe nuk krijohen vende të punës me rritje të sk emave sociale. Kjo është për të blerë kohë për paqe sociale. Por nuk krijon zhvillim, pasi që duhet pasur investime kapitale”, tha ai.

Dy institucionet ekonomike mes tjerash u shprehën edhe kundër ideve që mos të punohet ditën e diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat