Oda e Kosovës dhe e Serbisë pritet të nënshkruajnë marrëveshje në zyrën e Grenellit

Ekonomi

Oda e Kosovës dhe e Serbisë pritet të nënshkruajnë marrëveshje në zyrën e Grenellit

Më: 11 mars 2020 Në ora: 15:36
Richard Grenell

Një tjetër marrëveshje ekonomike pritet të bëhet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj radhe, mes Odave ekonomike të të dyja vendeve.

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, në janar të këtij viti, deklaroi se Administrata e Presidentit Trump është shumë e fokusuar në krijimin e vendeve të punës nga bizneset amerikane, duke cekur që komuniteti i biznesit është pjesa më e rëndësishme e zgjidhjes së problemit Serbi-Kosovë.

Pas këtyre fjalëve, me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell disa ditë më vonë erdhi marrëveshja e parë ajo e linjës ajrore, e më pas pasoi edhe marrëveshja në Zyrich të Zvicrës për hekurudhat e autostradat.

Por, duket se kjo nuk do të jetë marrëveshja e fundit e ndërmjetësuar nga ambasadori Grenell për komunitetin e biznesit.

Kjo pasi Syri.net Kosova, nga burimet e veta ka marrë vesh se, në fund të muajit mars, do të nënshkruhet një marrëveshje tjetër.

Kësaj radhe objekt i marrëveshjes do të jenë Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë.

Media ka marrë vesh që ky takim do të zhvillohet me datat 27, 28, 29 mars 2020 në Amerikë.

Kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqin, ka thënë se nuk ka konfirmim se a do të mbahet ky takim, dhe se atje nuk shkojnë për të nënshkruar ndonjë marrëveshje.

“Takim të konfirmuar nuk ka ende, për marrëveshje nuk bëhet fjalë, por për një tryezë e cila do të organizohet për promovimin e bizneseve në teknologji”, ka thënë shkurt Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat