Shënon rënie kostoja e ndërtimit

Ekonomi

Shënon rënie kostoja e ndërtimit

Më: 11 mars 2020 Në ora: 15:50
Ilustrim

Indeksi i kostos së ndërtimit në Kosovë pësoi rënie 0.4 për qind në tremujorin e katërt 2019, krahasuar me tremujorin e tretë 2019, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Rënie më të madhe kishin kategoritë pagat (-1.9%); transporti (-1.0%); dhe energjia (-0.8%). Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive te: kostot e tjera (0.3%) dhe makineritë (0.2%).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2018 me TM4 2019), indeksi i kostos së ndërtimit nuk ka pasur ndryshim.

Ngritja e indeksit u vërejt te transporti (11.8%); makineritë (1.3%); dhe kostot e tjera (0.6%), ndërsa rënie pati tek energjia (-2.0%); materialet (-0.7%) dhe pagat (-0.2%).  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat