Odat ekonomike i kërkojnë Qeverisë realizimin e kërkesave të tyre pas koronavirusit

Ekonomi

Odat ekonomike i kërkojnë Qeverisë realizimin e kërkesave të tyre pas koronavirusit

Më: 15 mars 2020 Në ora: 08:07
Pamje nga takimi

( E plotësuar) - Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Oda e Afarizmit të Kosovës, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar, përmes një konference për media kanë prezantuar kërkesat për masat që duhet marrë karshi pandemisë COVID-19 dhe efektet mbi sektorin privat dhe ekonominë.

Këto oda i kanë propozuar qeverisë që të marrë vendim për riprogramimin e kredive të bizneseve dhe qytetarëve, shtyrjen e afatit për raportimet financiare dhe qartësimi për masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, derisa ka prezantuar kërkesat, tha se të gjitha këto janë masa që e ruajnë sektorin privat, pasi sipas tij, vet kjo situatë do t’i shkaktojë pasojat e veta në sektorin privat.

Ai tha se ka një paqartësi sa i përket masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ku përmendi se një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat kanë refuzuar të dalin në punë.

Rukiqi: Është shtyrja ose riprogramimi i kredive

“E para është shtyrja ose riprogramimi i kredive në mënyrë që të mos ketë presion tek bizneset dhe qytetarët për pagesën e tyre në kohën kur mund të rrezikohen të ardhurat e tyre, kjo nuk nënkupton edhe me e rrezikua sektorin financiar, ka një premtim nga Banka Qendrore që të hënën do të ketë vendim, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet tjera të rajonit. E dyta, është shtyrja e raportimit financiar, para së gjithash për pjesën e TVSH-së, po edhe raportimet vjetore financiare. E treta, lidhet me këtë qartësimin ose me një qarkore që do ta jep pak një drejtim të duhur për implementimin e dispozitës për punën e njërit prind ose rregullimin e punës së prindërve në atë mënyrë që njëri pri nd të jetë në kujdes të fëmijëve... Ne kemi propozuar edhe një pako stimuluese, nuk e kemi marrë zotimin ende, mirëpo do të insistojmë me i sanua disa prej pasojave për shembull tek pagesat e qirave, te mungesa e qarkullimit e deri tek mungesa e punëtorëve në punë apo siç është propozuar në letrën tonë në vlerën e një page minimale të ketë përkrahje qeveria financiare për bizneset”, tha ai.

Rukiqi ka thënë se bizneset private janë përballur me refuzim të punëtorëve për të dalur në punë, duke iu referuar pikës së qeverisë që bizneset një numër të punëve ta organizojnë nga shtëpia.

Ai tha se përveç punëtorëve, problematike është edhe qasja e komunave dhe inspektorëve karshi disa bizneseve, ku ai përmendi se ka pasur ndalim të punës në disa kompani prodhuese si në Ferizaj e Gjakovë, ndërsa potencoi se problem kanë pasur edhe kompanitë si Ipko dhe KEDS.

Rukiqi: Nuk ndalet jeta, nuk nd alet prodhimi, nuk ndalen shërbimet vitale që janë për qytetarët

“Nuk ndalet jeta, nuk ndalet prodhimi, nuk ndalen shërbimet vitale që janë për qytetarët, për shkak se kjo pastaj rrezikon komplet vet furnizimin në këtë kohë krize, po në të njëjtën kohë mund të sjellë pasoja të pariparueshme për ekonominë, do ta dëmtojë ekonominë në masë të tillë që ne do të kemi shumë vështirësi edhe duke e ditur që kapacitetet financiare të vendit me ardhë me ndonjë pako masive mbështetëse janë shumë më të limituara. Kështu që, apeli është i drejtpërdrejtë, punëtorët të ato veprimtari të cilat nuk janë të ndaluara që janë kafet, restorantet, qendrat tregtare duhet me dal në vendin e punës dhe me e krye punën me masa mbrojtëse. Komunat dhe inspektorët nuk kanë të drejtë, është shkelje e ligjit ne nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme, është shkelje e ligjit dhe n e nesër pas nesër duhet me u përgjigj para ligjit për shkak se po e shkelin një vendim bazik të qeverisë i cili nuk i ndalon veprimtaritë e caktuara”, tha ai.

I pari i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se kërkesat për miell nga qytetarët i ka tejkaluar të gjitha pritjet. Rukiqi tha se ende ka stoqe, por që tha se furnizimi është i vështirësuar. Intensiteti i kërkesës me atë se sa mund të furnizohet, ai tha se është në një diskrepancë, për çka tha se kanë kërkuar që shteti të aktivizojë rezervën shtetërore.

Ai ka ngritur si shqetësim edhe çështjen e transportit të mallrave, pasi tha se Kosova nuk ka vozitës dhe të gjithë transportuesit e mallrave janë shtetas të huaj. Ai tha se pas vendimit të qeverisë që të mos lejohen shtetasit e huaj rrezikohet furnizimi me mallra.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Skënder Krasniqi tha se janë të shqetësuar se qeveria i ka marrë disa masa, por në raport me kërkesat e OAK, ende nuk ka reaguar.

Krasniqi tha se aktualisht janë tri komuna në karantinë, nesër mund të jenë të gjitha komunat në karantinë, ndaj, sipas tij, Qeveria duhet të reagojë ndaj kësaj situate për t’i mbështetur bizneset me një buxhet të veçantë që mos të rrezikohet siguria kombëtare.

Sipas tij, kjo mbështet kërkohet që mos të ndalohet prodhimi, furnizimi me mallra dhe të mos ketë mungesë të produkteve për qytetarët.

Krasniqi: Qeveria të ndan buxhet të veçantë për bizneset

“Kemi pasur dje probleme të shumë bizneseve, Qeveria duhet të krijoj pako për biznese në qoftë se duam mi mbrojt bizneset, për shkak se të hyrat e shtetit janë nga biznesi. Në qoftë se bizneset kanë probleme, do të ketë probleme edhe shteti. Prandaj, duhet të ndahet buxheti për përkrahje, sepse kemi të bëjmë me një siguri kombëtare. Mos qarkullimi i biznesit, mos furnizimi i qytetarëve është siguri nacionale dhe për këtë punë duhet me reagua shteti. Në bazë të të dhënave kjo situatë do të zgjatë dhe gjendja do të vështirësohet. Ashtu siç është vështirësuar në vendet e rajonit. Evropa në përgjithësi është vendi më i rrezikuar tani. Andaj, duhet të ndahet një pako për bizneset për pagesat që do t’i kenë, qoftë për qira, qoftë për paga, qoftë për tatime”, theksoi Krasniqi.

Për më tepër ai tha se Banka Qendrore e Kosovës ka paralajmëruar që nesër do të nxjerrë një pako mbështetëse për bizneset.

Kurse, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka ftuar qeverinë që të ketë parasysh kërkesat e biznesit.

Zeka: Qeveria duhet të dal me patjetër me një fushatë vetëdijesimi

“Qeveria duhet të dal me patjetër me një fushatë vetëdijesimi të gjer ashtu që të ndihmojë në shmangien e panikut, meqenëse ajo çka kemi vënë re edhe ditëve të kaluara ndoshta është edhe arsyeja kryesore pse edhe punonjësit refuzojnë të dalin në vendet e punës, është për shkak të panikut të shtuar. Megjithatë duhet të tregojmë që ekziston një kërcënim nga kjo pandemi globale, por jo në nivelin i cili duhet të shkaktoj panik të pakontrolluar dhe rrjedhimisht edhe veprime të pakontrolluara nga ana e qytetarëve, nga ana e bizneseve dhe nga ana e punonjësve. Ne si asociacione të bizneseve dje i kemi informuar bizneset tona që të kërkojnë nga punonjësit e tyre që të dalin në punë, megjithatë janë disa sektor të caktuar siç është prodhimtaria, tregtia edhe me shumicë dhe pakicë, është ndërtimtaria, janë disa shërbime përfshirë këtu edhe shërbimet bankare punët e të cilave nuk mund të kryhen nga shtëpia...Sektori ynë privat, në veçanti prodhimtaria është në gjendje më të brishtë dhe vonesa e ndërmarrjes së masave mbrojtëse për këto lloj biznesesh do të sjell pasoja të pariparueshme”, tha ai.

Ndërkaq, drejtoresha e Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar, Ardiana Bunjaku, tha se kërkojnë që të shtyhet afat për raportim financiar.

Bunjaku: Të shtyhet afati i raportimit financiar dhe deklaratave tatimore dhe pagesave

“Përfaqësojmë 7 mijë profesionistë dhe të cilët punojnë në bizneset private dhe kërkesa e bizneseve përmes anëtarëve tanë ishte që të shtyhet afati i raportimit financiar dhe deklaratave tatimore dhe pagesave. Por, në të njëjtën kohë edhe në emër të shoqërisë civile dua të përmendi se raportimet për organizatat jo qeveritare e kemi afatin e 31 marsit dhe shpresojmë që edhe ky afat të shtyhet për një periudhë një mujore ose më tepër për arsye se mos dalja e punëtorëve në punë do të kemi probleme në përgat itjen e raporteve financiare. E që me ligjin aktual me mos përgatitje dhe dorëzim të raporteve financiare në kohë do të ketë edhe ndëshkime të mëdha për biznese”, tha ajo.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 5 raste me koronavirus, ku qeveria ka vendosur në karantinë komunën e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.

Odat ekonomike me kërkesa konkrete për Qeverinë pas koronavirusit

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Amerikane, Oda e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar përmes një konference për media kanë prezantuar kërkesat për masat që duhet marrë karshi pandemisë COVID19 dhe efektet mbi sektorin privat dhe ekonominë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se janë masa që e ruajnë sektorin privat, pasi sipas tij, vet kjo situatë do t’i shkaktoj pasojat e veta në sektorin privat.

"Janë masa që e ruajnë sado pak ekonominë. Pritet që vet kjo situatë do t’i shkaktoj pasojat e veta në sektorin privat. Nevoja me i vetëdijësuar kompanitë dhe punëtorët pas vendimet që i kanë pas vendimit të qeverisë. Po i referohem pikës që kompanitë të organizojnë punët në atë mënyrë që disa punë t’i kryejnë nga shtëpia, kemi pasur refuzim të madh të punëtorëve që kanë refuzuar të dalin në punë. Inspektorët k anë mbyllur Ipkon edhe disa kompani të tjera në Ferizaj e Prizren. Kjo pikë e vendimit ka krijuar konfuzion dhe krejt ajo ndërprerje e punës e rrezikon furnizimin. Edhe në KEDS ka pasur problem. Ne duhet me e kuptuar, kujdesi është i domosdoshëm, por nuk ndalet prodhimi sepse e rrezikon furnizimin në këtë kohë të krizës. Apeli është, punëtorët në ato lloj veprimtari që nuk janë të ndaluar duhet të dalin në punë. Inspektorët, është shkelje e ligjit i cili nuk i ndalon veprimtaritë e caktuara. Virusi do të kalojë po pastaj shumë pasoja të tjera janë të pariparueshme", tha ai.

Ai ka treguar tri kërkesat që i kanë paraqitur në Qeverinë e Kosovës.

"E para është shtyrja ose riprogramimi i kredive që të mos ketë presion tek bizneset ose qytetarët. E dyta, është shtyrja e raportimit financiar. E treta, lidhet me këtë qartësimin ose me një qarkore që do ta jep një sqarim për masat e ndërmarra, siç është lirimi i njà «rit prind nda puna", tha ai.

Ai tha se kanë propozuar edhe një pako mbështetëse për bizneset.

"Kërkesat për miellë i kanë tejkaluar të gjitha pritet. Ende ka stoqe, furnizimi është i vështirësuar. Intensiteti i kërkesës me atë që mund të furnizohet është. Kemi kërkuar të aktivizohet rezervat e shtetit", tha ai.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se qeveria duhet të krijojë pako për mbështetje të bizneseve.

"Të gjitha kërkesat i kemi dërguar qeverisë, ende nuk ka reaguar. Sot i kemi tri komuna në karantknë, nesër mund ti kemi të gjitha. Qeveria duhet të lëshojë leje të posaçme për sektorët e caktuar. Qeveria duhet të krijojë pako për mbështetje të bizneseve. furnizimi i qytetarëve është siguri nacionale. Po shpresojmë që qeveria do të reagojë, ne kërkojmë prej qeverisë që të na përkrahë më shumë dhe asnjë vendim të mos e merr pa u konsultuar me neve", tha ai .

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, ka ftuar qeverinë që të ketë parasysh kërkesat e biznesit.

"Kishim pas dëshirë që edhe institucionet tjera të jenë të koordinuar aq sa jemi ne. Qeveria duhet të dal me një fushatë të gjerë për shmangien e pamikes. Duhet të tregojë se ekziston një rrezik nga kjo pandemi, por jo deri në atë masë. Dje i kemi kontaktuar anëtarët tanë, ku janë disa shërbime që nuk mund të kryhen nga shtëpia. E ftojmë qeverinë që të ketë parasysh kërkesat e biznesit", tha ai.

Drejtoresha e Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar, Ardiana Bunjaku, tha se kërkojnë që të shtyhet afat për raportim financiar.

"Ne si shoqatë përfaqësojmë 7 mijë profesionistë dhe kërkesa ishte që të shtyhet afati për raportim financiar. Me mos daljen e punëtorëve do të kemi probleme në përgatitjen e raporteve financiare. Unë kërkoj nga qeveria që të shtyjë afatin, meqë afatet tani mà « janë shumë të shkurta. Kjo do ti ndihmojë bizneset", tha ajo.

​Odat ekonomike do të flasin për masat e ndërmarra për Covid 19

Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës së Afarizmit të Kosovës, Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës sot mbajnë konferencë.

***

Gjatë kësaj konference do të prezantojnë kërkesat e komunitetit të biznesit përkitazi me masat e ndërmarra karshi pandemisë globale COVID-19 dhe efekteve të këtyre masave mbi sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.

Aty do të prezantohen edhe kërkesat e komunitetit të biznesit për masat që Qeveria e vendit duhet të ndërmarrë për të mbrojtur sektorin privat nga efektet negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat