Gërxhaliu: Të mos ngulfatet sektori privat dhe të thellohet kriza

Ekonomi

Gërxhaliu: Të mos ngulfatet sektori privat dhe të thellohet kriza

Më: 16 mars 2020 Në ora: 09:33
Safet Gërxhaliu

Njohësi i zhvillimeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se frika dhe paniku nuk janë të mira.

"Efektet negative të krizës që gjeneroj dhe po gjeneron corona virusi janë shumë dimenzionale dhe  kujdesi duhet të jetë maksimal. 

Mbi të gjitha duhet të kemi kujdes për jeten qytetarëve kudo që janë. Rekomandimet e ekspertëve për krijimin e rezervave shteterore ka hasur në vesh të shurdhët dhe është keqinterpretuar nga pushtetarët.Prandaj nga ky fakt i mungesës se rezervave shtetërore Kosova mund jetë edhe më shumë e sfiduar, tha ai.

Sipas tij sa më shumë të zgjat kriza me kohe do të kemi munges te mallrave, ngritje të çmimeve dhe keqepërdorim të situatës në sektorin produkteve të ushqimit dhe në farmaceutik. 

"Prandaj nuk duhet të mbyllen aktivitet biznesore të sektorit privat aty ku nuk ka rrezikshmëri për infektim.  Sektori i prodhimit vendor duhet të mbështetet dhe të mos ngulfatet shpirti mdermarrës kosovar. Po ashtu inspektorët fito sanitar duhet të jenë më aktiv se kurrë në menyrë që të kontrollohet kualiteti i ushqimit që plasohet në treg në këtë kohë të krizave që mund të jetë më i rrezikshëm se virusi. Duhet të mendohet në kontinuitet ekonomik se jeta vazhdon edhe pas krizave prandaj të mos e thellojmë krizën me kriza dhe të ngulfatim ardhmërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat