BQK: Sistemi financiar funksionon normal

Ekonomi

BQK: Sistemi financiar funksionon normal

Më: 16 mars 2020 Në ora: 16:03
BQK

Banka Qendrore e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve, siç shprehet të rrejshme të një pjese të mediave, sa i përket funksionimit të sektorit bankar në vend.

Duke marrë për bazë këto lajme të rrejshme, BQK-ja informon se sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe shumë likuid, si dhe në të njëjtën kohë është duke funksionuar normalisht dhe do të vazhdojë të funksionoj sado që të zgjasë emergjenca shëndetësore.

BQK iu bën thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e këtyre thirrjeve dhe lajmeve të rrejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat