Ministrja Hajdari: Faturat duhet t’i paguani

Ekonomi

Ministrja Hajdari: Faturat duhet t’i paguani

Më: 17 mars 2020 Në ora: 23:03
Rozeta Hajdari

Rozeta Hajdari, Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, e ftuar në emisionin Rubikon, sqaroi edhe njëherë të gjitha udhëzimet, për të cilat kishte pasur keqkuptime gjatë prezantimit të tyre në konferencën për media.

“Masat e qeverisë për korona virusin u keqkuptuan nga bizneset dhe inspektoriati”, theksoi Ministrja Hajdari.

Mes te tjerash sqaroi edhe obligimet që konsumatorët kanë karshi shërbimeve publike që marrin, sic janë uji, rryma, mbeturinat. Ajo theksoj që faturat duhet të paguhen. “Derisa qytetarët marrin rroga edhe duhet të paguajnë fatura. Si mundet KEDS të mbijetoj, nëse konsumatorët nuk paguajnë”, tha ministrja Hajdari.

Lidhur me këtë situatë, zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala tha që kompania KEDS përveç që ka obligime ndaj 2200 punëtorëve, ka obligime edhe për import të energjisë si dhe obligime ndaj operatorëve të tjerë të sistemit energjetik.

“Per të pasur sistem energjetik stabil na duhet të kemi stabilitet financiar. Perveç që kemi obligim për mirëqenien e 2200 punëtoreve tonë duhet pasur parasysh që një pjesë e rrymës importohet nga jashtë. Kjo blerje e importit i nënshtrohet rregullave strikte të pagesave. Prandaj, është e domosdoshme pagesa e rrymës nga konsumatorët dhe ne e marrim këtë çeshtje me shumë seriozitet, në menyrë që të mos vie deri te mungesa e energjisë elektrike në këto ditë kur nevojitet më së shumti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat