Mustafa siguron mbështetje për fermerët, krahas gjendjes emergjente në vend

Ekonomi

Mustafa siguron mbështetje për fermerët, krahas gjendjes emergjente në vend

Më: 19 mars 2020 Në ora: 15:18
Foto Ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe inspektorët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë kanë vizituar sot fermerin Brahim Delia, në fshatin Komogllavë të Komunës së Ferizajit.

Mustafa është njoftuar nga afër me implementimin e projektit për ndërtimin e stallës për mbarështim të deleve, projekt ky i përkrahur përmes granteve investive të MBPZHR-së.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19, ministri ofroi mbështetjen e tij të plotë për të qenë pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë dhe të mos ketë ngecje në implementimin e projekteve.

Në këtë drejtim, ai tri ditë më parë, më 16 mars, ka nxjerrë një vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për zbatimin e projekteve përfituese të granteve te vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat