Fakulteti Ekonomik: Rifat Blaku ishte koleg i dashur, i palodhshëm në punën e tij

Ekonomi

Fakulteti Ekonomik: Rifat Blaku ishte koleg i dashur, i palodhshëm në punën e tij

Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:52
Rifat Blaku

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, përmes një letre, ka ngushëlluar familjarët, të afërmit dhe kolegët, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Rifat Blaku.

Letra e plotë:

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Rifat Blaku

Sot morëm lajmin e hidhur për shkuarjen në amshim të Prof. Dr. Rifat Blakut, mësimdhënësit dhe pedagogut tonë shumëvjeçarë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Ishte koleg i dashur, i palodhshëm në punën e tij, kontribues në aftësitë e tij organizative, humaniste e kolegiale dhe në ndërtimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore në fakultetin tonë.

Me vdekjen e Profesor Blakut, Ju familje e nderuar humbët bashkëshortin dhe prindin tuaj, ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun shumëvjeçar, i cili do të mbetet në kujtesë për gjenerata me radhë për cilësitë e tij të larta: urtësinë, bujarinë, dhe humanitetin prej një pedagogu dhe shkencëtari të shquar.

Ngushëllime Familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e Prof. Rifat Blaku!

I lehtë i qoftë dheu dhe pushoftë në paqe Prof. Dr. Rifat Blaku!

Fakulteti Ekonomik

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina

Prishtinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat