Telekomi rregullon kabllon e cila kishte lënë pa internet një pjesë të kryeqytetit

Ekonomi

Telekomi rregullon kabllon e cila kishte lënë pa internet një pjesë të kryeqytetit

Më: 20 mars 2020 Në ora: 15:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një kabllo kishte lënë pa internet një pjesë të kryeqytetit.Por këtë dëm, të cilin e shkaktoi një operator ekonomik, e rregulloi sot një ekip në terren i Telekomit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ky operator përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Sot kishim një rast në Prishtinë, ku një operator ekonomik kishte këputur një kabllo dhe kishte lënë një pjesë të kryeqytetit pa internet. Vet kryeshefi ekzekutiv Bedri Istrefi, ishte në vendin e ngjarjes për të inkurajuar kolegët tanë që të kryjenë me plot vullnet punën e tyre në shërbim të qytetarëve. Falë angazhimit të këtyre punonjësve dhe përkushtimit të vet kryeshefit ekzekutiv, të gjitha shërbimet iu kanë kthyer qytetarëve të kësaj pjesë të kryeqytetit”, thuhet një njoftim.

Po ashtu, Telekomi, bën të ditur se përkundër krizës me koronavirus në vend, ata po ofrojmë shërbime në të gjitha pikat e shitjes.

“Telekomi i Kosovës po funksionon me çdo departament të tij për të ju ofruar qytetarëve të vendit shërbime pa asnjë ndëprerje, gjithnjë duke respektuar në tërësi urdhëresat e qeverisë së vendit. Jemi angazhuar maksimalisht që cdo hallkë e veprimtarisë sonë të funksionojë. Shitja e produkteve po bëhet në të gjitha kanalet tona pa asnjë problem. Pikat tona shitëse me staf esencial po funksionojnë normalisht, nga ora 09:00-17:00.

Në funksion janë edhe pikat e Postës së Kosovës si partner i yni strategjik, të gjitha marketet, pikat e karburantit, vendet ku shihet shenja e VALA-s dhe E-shop. Por, jo vetëm kaq. Edhe në këtë gjendje, ekipet tona janë në shërbim të të gjithëve, duke intervenuar për të ju kthyer shërbimet të gjithëve”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat