​OAK: Zgjidhet problemi i sektorit të transportit

Ekonomi

​OAK: Zgjidhet problemi i sektorit të transportit

Më: 21 mars 2020 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës falënderon Qeverinë e Kosovës, përkatësisht ministren Rozeta Hajdari për përkushtimin dhe përkrahjen në zgjidhjen e problemit të transportuesve dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për marrjen e vendimit.

OAK pas pranimit të shqetësimit lidhur me problemin e sektorit të transportit, ku shoferët obligohen që të vendosen në vetkarantinë për 14 ditë, ka ngritur si shqetësim tek kryeministri, këvendëskryeministri, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë, duke kërkuar që Qeveria të marrë masa urgjente dhe të trajtohet ky problem.

Gjithnjë duke u bazuar në faktin që kompanitë janë duke transportuar mallra për nevoja të qytetarëve dhe të prodhuesve dhe me qëllim që këto pengesa të mos paraqesin rrezik për furnizime adekuate, e sidomos për furnizimin me medikamente dhe ushqime.

Sipas këtij vendimi:

2.Përjashtohen nga pika 1 e këtij vendimi, shoferët shtetas të Kosovës dhe të Huaj të mjeteve transportuese të mallrave, të cilët pasi t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor, vlerësohen se nuk janë të dyshimtë me COVID-19, të njëjtit duhet të veprojnë sipas Udhëzuesit nr. 107 të datës 16.03.2020, të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

3.Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet pika 2 e Vendimit nr.01/13 të datës 18.03.2020, të Qeverisë së Republikës se Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Oda e Afarizmit të Kosovës i është mirënjohës Institucioneve të vendit dhe falënderon Ministren Hajdari, u.d.e Ministrisësë Mbrendshëm z. Xhelal Sveçladhe Qeverinë e Kosovës për reagimin e shpejtë, pasiqë një vendim i tillë ndikon në lehtësimin e situatës aktuale, dhe lehtëson furnizimin e vendit me produktet e nevojshme.

OAK ka kërkuar që sektorë të veçantë të pajisen me leje të veçanta për qarkullim, pasi që një gjë e tillë mund të bllokojë zinxhirin e furnizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat