​MPBAP përkrah bizneset me qëllim të përballimit të krizës nga koronavirusi

Ekonomi

​MPBAP përkrah bizneset me qëllim të përballimit të krizës nga koronavirusi

Më: 22 mars 2020 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Grupi Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI) ka mbajtur një takim me përfaqësuesit nga Oda Afariste e Kosovës, Klubi i Prodhuesve, Oda Ekonomike, Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, ku është diskutuar përkrahja e sektorit të biznesit kosovar gjatë kohës që vendi po përballet me COVID-19.

Zyrtarët e GNMI-se njëherësh edhe ministra në Qeverinë e Kosovës theksuan se përkundër faktit që vendi po përballet me krizën shëndetësore, Qeveria është duke punuar në drejtim të duhur, me qëllim të ruajtjes së bizneseve dhe ekonomisë së vendit.

Në të njëjtën kohë, ata u njoftuan edhe për arsyeshmërinë e masave që Qeveria e Kosovës i ka marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Me këtë rast, u bë e ditur se në ditët në vijim do të merren masa shtesë, në përkrahje të bizneseve, me qëllim që të minimizohen dëmtimet ekonomike, që mund të pasojnë pas kësaj situate.

Në këtë takim, u kërkua mirëkuptim nga komuniteti i biznesit dhe të punohet në partneritet me Qeverinë e Kosovës, që bashkërisht të kalohet kjo krizë.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Republikën e Kosovës, kërkuan nga organet qeveritare që të merren masa konkrete në mënyrë që të ndihmohen bizneset, e me këtë edhe qytetarët. Ata kërkuan të krijohen lehtësira konkrete për bizneset private, me qëllim të përballimit të krizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat