Koronavirusi zhvlerëson lekun shqiptar, ‘fluturon’ euro

Ekonomi

Koronavirusi zhvlerëson lekun shqiptar, ‘fluturon’ euro

Më: 27 mars 2020 Në ora: 16:00
Ilustrim

Në më pak se katër ditë monedhat e huaja kanë shënuar një rritje të ndjeshme kundrejt lekut. Edhe pas lehtësirave të Bankës së Shqipërisë, monedha vendase është zhvlerësuar me të paktën 4 pikë ndaj euros dhe paundit.

Koronavirusi ashtu si të gjithë sektorët e ekonomisë ka prekur edhe vlerën e valutave të huaja kundrejt lekut.

Brenda katër ditësh, euro është rritur me 4 pikë, duke shkuar në shkëmbyer me 128.17 lekë, nivelin më të lartë përgjatë vitit të fundit.

Sipas ekspertëve shkak është mungesa e euros në treg në krahasim me kërkesën.

Prej ditës së enjte, në rritje ishin dhe valutat e tjera. Dollari amerikan ka vazhduar të përforcohet dhe është këmbyer me 116.56 lekë, me një rritje ditore 1.79 lekë.

Një javë më parë paundi britanik ishte monedha që kishte pësuar rënien më të ndjeshme me 4 pikë, duke u këmbyer me 130.51 lekë.

Ndërkohë që këtë të premte ai ka forcuar pozitat e tij me një rritje ditore prej më shumë se 5 pikësh, duke u këmbyer me 142.33 lekë.

Në raport me 13 marsin kur filloi kufizimi i aktivitetit ekonomik dhe lëvizjeve, me synim frenimin e përhapjes së koronavirusit, euro është forcuar dhe shkëmbyer nga 122.79 lekë që ishte më parë në 128.17 lekë këtë të premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat