Rukiqi: Nuk mjaftojnë 170 euro nga Qeveria. Nëse vazhdon kriza, do të kërkojmë edhe fonde të tjera - Bota Sot
Rukiqi: Nuk mjaftojnë 170 euro nga Qeveria. Nëse vazhdon kriza, do të kërkojmë edhe fonde të tjera

Ekonomi

Rukiqi: Nuk mjaftojnë 170 euro nga Qeveria. Nëse vazhdon kriza, do të kërkojmë edhe fonde të tjera

Më: 27 mars 2020 Në ora: 18:36
Berat Rukiqi

Qeveria do t’i kompensojë kompanitë për pagat të cilat ka propozuar të jenë në masën e pagës minimale prej 170 euro.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë, por që sipas tij nuk mjafton kjo shumë.

Rukiqi ka deklaruar se nëse vazhdon kjo situatë do të kërkojnë edhe mjete shtesë nga Qeveria e Kosovës.

“Nuk mjaftojnë 170 euro për punëtorë por që është një nisë e mirë nga qeveria e Kosovës, për këto dy muaj dhe nëse vazhdon kjo situatë ne do të kërkojmë edhe fonde shtesë nga qeveria e Kosovës”, ka thënë Rukiqi.Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se synim nuk është kompensimi i të gjitha dëmeve, por minimizimi i tyre.“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro. Subvencionimin e qirasë deri në maksimumin e masës deri në 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm. Për punëtorët e ndikuar nga pika 1, që marrin atë pagën shtesë nga qeveria prej 170, qeveria merr përsipër edhe mbulimin e kontributeve pensionale për dy muajt e ardhshëm”, ka thënë Bislimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat