Skandaloze: Banka ia refuzon kërkesën për shtyrjen e kredisë, përkundër vendimit të BQK-së

Ekonomi

Skandaloze: Banka ia refuzon kërkesën për shtyrjen e kredisë, përkundër vendimit të BQK-së

Nga: N. H Më: 27 mars 2020 Në ora: 19:53
BQK

Ditë më parë, për shkak të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid-19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mori disa masa lidhur me funksionimin normal të sistemit financiar.

Një prej vendimeve që mori BQK-ja, ishte edhe shtyrja e afatit për pagesat e kësteve të kredive.

Mirëpo, duke se ky vendim nuk vlen për të gjithë, pasi një qytetar ka shkruar në adresë të redaksisë se banka NLB, i ka refuzuar tashmë kërkesën për shtyrje të kredisë.

Përveç formës që u pa si e vështirë dhe e komplikuar për të aplikuar, tashmë bankat në Kosovës edhe nuk po i zbatojnë këto vendime, që sadopak do ta lehtësonte gjendjen qytetarëve në të cilën janë duke kaluar.

Në arsyetimin që banka i ka lëshuar këtij qytetari, thuhet se të hyrat e tij vijnë nga buxheti i Republikës së Kosovës, dhe të cilat janë të rregullta pavarësisht gjendjes në vend.

Por, kujtojmë se në njoftimin që kishte lëshuar BQK-ja, së bashku me SHBK-në, aty thuhej se vendimi do të shqyrtohej për të gjitha rastet veç e veç me qëllimin që sektori bankar t’i ndihmojë klientëve të tyre në tejkalimin e situatës, gjersa aty nuk cekej edhe për sektorët, publik apo privat.

“BQK-ja së bashku me SHBK-në kanë vendosur bashkërisht që për bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, të ju mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020 dhe varësisht nga situata, ky pezullim të shqyrtohet edhe për më gjatë. Pezullimet e pagesave të kësteve të kredisë do të shqyrtohen për të gjitha rastet veç e veç me qëllimin që sektori bankar t’i ndihmojë klientëve të tyre në tejkalimin e situatës së krijuar”, thuhej në njoftimin e BQK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat