Berjani: Sektori i naftës është në kolaps, 80% e punëtorëve janë larguar nga puna

Ekonomi

Berjani: Sektori i naftës është në kolaps, 80% e punëtorëve janë larguar nga puna

Më: 30 mars 2020 Në ora: 10:58
OEK

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i ndihmojë sektorit privat, pasi siç tha ai, sektori i naftës është në kolaps.

Sipas tij, rreth 80% e punëtoreve janë larguar nga puna.

“Qeveria çdo herë i ka pas sytë ka Shoqata e Naftës pasi që 30% të buxhetit kanë ardhur nga ne. Në qoftë se dora e Qeverisë shtrihet në biznese, nuk do të kemi kolaps”, tha Berjani.

Sipas tij, sektori i naftës është duke punuar prej 2 deri në 5 %.

“Mbi 80% e  punëtorëve kanë pushtuar nga puna. Qeveria këtu duhet ta shtrijë dorën. Në qoftë se duam ta shpëtojmë, Qeveria të jap paga deri në 250 euro. Unë e lusë Qeverinë t’i merr parasysh kërkesat tona, nëse Qeveria nuk ka buxhet të marr fondet nga fondi i privatizimin”, tha Berjani.

Këto komente ai i bëri në konferencën e Odës Ekonomike të Kosovës, ku u kërkua nga Kryeministri të marrë veprime të reja në mbrojtje të sektorit privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat