​OEK propozon masa për Qeverinë që të mbështetet sektori privat

Ekonomi

​OEK propozon masa për Qeverinë që të mbështetet sektori privat

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:03
OEK

Oda Ekonomike e Kosovës ka paraqitur sot kërkesat për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. Kjo Odë vlerëson se ndihma e shtetit për sektorin privat është jetike në këtë kohë kur humbjet ditore janë mbi 10 milionë euro.

OEK kërkon që masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për t’i dal në ndihmë sektorit privat të jetësohen sa më shpejt që të jetë e mundur, derisa kanë propozuar edhe disa ndryshime, siç është paga të jetë 289 euro për të gjithë punëtorët e sektorit privat.

Ruzhdi Kurtishaj, kryesues i kuvendit të OEK-ut, tha se situata e krijuar pas shpalljes së pandemisë COVID-19, ka shkaktuar panik dhe çrregullim të madh në treg, që reflektohet me rënien e menjëhershme të kërkesës për produkte dhe shërbime, rënie të pagesave të obligimeve kontraktuale dhe zvogëlim të qarkullimit të parasë.

Ai ka paraqitur kërkesat që i ka në drejtuar Qeverisë së Kosovës, ku ndër to është edhe pagesa e punëtorë në sektorin privat, si dhe krijimi i një fondi për mbështetje financiare për sektorin privat.

Kurtishaj: Të krijojë një fond për mbështetje financiare pako stimuluese për sektorin privat

“Pagat e këtyre punëtorëve të sektorit privat të paguhen në bazë të listës së pagave të të punësuarve të secilit biznes nga muaji paraprak, pra nga muaji shkurt përmes listës që e ka ATK dhe TRUST-i. Të kompensohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës shpenzimet e qirave të objekteve, zyrave, depo e të tjera të sektorit privat përderisa të ndryshohet ky vendim i qeverisë. Të paguhet nga Qeveria tatimi në fitim, për kuartalin e parë (TM1) dhe obligimet tjera tatimore për sektorin privat, derisa të ndryshohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për të filluar puna normale. Qeveria e Republikës së Kosovës d uhet urgjentisht të krijojë një fond për mbështetje financiare pako stimuluese për sektorin privat. Të merret vendim nga Qeveria për shtyrjen e afatit të raportimit financiar në Këshillin për raportim financiar të Republikës së Kosovës në afat prej 3 muajve. Të prolongohen obligimet e kësteve të kredive për sektorin privat në afatin kohor prej tre muajsh, duke filluar nga data 1 prill deri më 1 korrik”, tha ai.

Ndër kërkesat e tyre, Kurtishaj tha se është edhe të zgjatet me automatizëm afati i licencave të operimit, të gjitha licencat të cilave u ka skaduar afati deri në marrjen e një vendimi tjetër. Të lirohen nga pagesat operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve me rastin e vazhdimit të rendeve të udhëtimit nga MIA dhe të subvencionohet nga ana e Qeverisë regjistrimi i automjeteve transportuese për bartjen e udhëtarëve, mallrave, si dhe makineritë e pajisjet tjera të sektorit privat, por edhe të lirohet nga akciza për derivate të naftës gjatë kohës sa zgjasin masat e Qeverisë.

Po ashtu, kërkesë e tyre është edhe të hiqet vendimi administrativ i kufizimit në tërheqjen e parasë së gatshme nga llogaritë bankare, komerciale e sidomos për institucionet financiare jo bankare nga BQK.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se tashmë dëmi është bërë dhe se humbja ditore është 10 milionë euro. Ai përmendi edhe efektet e tjera në GDP dhe sipas vlerësimeve të fundit rritja ekonomike prej 4.5%, në variantin më optimistë do të ulet në 2.6%, ndërsa sipas tij, ka edhe vlerësime të tjera që thonë se do të jetë 1.5%.

Për një ekonomi të vogël sikurse e Kosovës që është e kufizuar në resurse, ai tha se është jashtëzakonisht problematike. Rukiqi përmendi se ka rënie të qarkullimit deri në 20% në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit.

Rukiqi: Janë 10 milionë euro dëme në baza ditore

“Dëmi është bërë tashmë, janë 10 milionë euro dëme në baza ditore, është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë nëse kjo zgjat të themi tre muaj, kjo 1 miliardë euro dëme për ekonominë e vendit, që janë pothuajse 1/7 e GDP-së...170 është marrë paga minimale, ne po e konsiderojmë që është e ulët, sidomos duke e pa që sektori publik ata që pak a shumë paguhen me taksa tona i kanë marrë pagat e plotë. Ne besojmë dhe vlerësojmë që është reale, e mirë kish qenë të kompenzohet e gjithë paga por prapë ne i kemi parasysh disa limitime të buxhetit, të jetë 289 euro, që pak a shumë është një mesatare mes mesatares së pagës në sektorin publik dhe asaj privat. E dyta, përmbarimet të pezullohen, është shumë e rrezikshme që të futemi në përmbarime tash për shkak se kjo e qon kompaninë menjëherë në falimentim”, tha ai.

Rukiqi tha se ng a 240 mijë punëtorë sa janë formal në sektorin privat, janë 120 mijë punëtorw që janë jashtë vendeve të tyre të punës.

Sa i përket kërkesës që Qeveria të paguaj pagat e punëtorëve në sektorin privat, Rukiqi tha kjo pagesë të bëhet drejtpërdrejtë në llogaritë e punëtorëve në mënyrë që të shmangen arsyetimet se po u jepet para pronarëve të kompanive.

Kërkesat e tyre i kanë parashtruar edhe disa Shoqata të sektorit privat. Një prej tyre është Shoqata e Naftarëve të Kosovës, ku kryetari Fadil Berjani, ka kërkuar që të ndihmohen edhe punëtorët e këtij sektori. Ai tha se edhe punëtorët në sektorin e naftës janë liruar për në shtëpi dhe se edhe atyre duhet t’iu paguhen pagat nga Qeveria e vendit, për çka ka kërkuar pagë për tre muaj për të gjithë punëtorët.

Berjani: Sektori i naftës 95 përqind është në kolaps

“Për momentin sekto ri i naftës është duke punuar prej 2 përqind deri në 5 përqind, do të thotë 95 përqind është në kolaps. Do të thotë nuk është duke punuar nuk ka qarkullim. Sa i përket punëtorëve në sektorin e naftës mbi 80 përqind janë liruar veç janë tek shtëpia. Këtu Qeveria duhet ta zgjatë dorën dhe të ndihmon pikat e karburantit dhe të gjithë sektorët...Nëse duam ta shpëtojmë ekonominë e Kosovës Qeveria Duhet t’i jep pagat në sektorin e naftës minimumi 280 euro deri në 300 euro dhe ato t’i jap për tre muaj”, tha ai.

Arjeta Pozhegu nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit, tha se presin nga Qeveria që të hap një fond për prodhuesit, i cili do të ndihmohej nga donatorët, ndërsa ka propozuar edhe futjen në borxh me qëllim që të mos falimentojnë bizneset në vend.

Pozhegu: Një fond nga ana e Qeverisë i hapur ku do të kontribuojnë shumë donatorë

“Për prodhuesit kërkojë që të jetë një fond nga ana e Qeverisë i hapur ku do të kontribuojnë shumë donatorë. Po ashtu, Kosova është një ndër vendet që nuk ka borxhe, prandaj Qeveria duhet ta mendoj që të futet borxh, sepse ne ashtu ashtu jemi të falimentuar, kështu që duhet provuar dhe sfiduar përmes borxheve që Kosova të rimëkëmbë të gjithë ekonominë”, tha ajo.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shoqatës së imputeve bujqësore Enver Gruda, ka thënë se nevojitet ndihmë nga shteti në mënyrë që bujqit të mos përballen me mungesa të lëndës së parë për mbjelljen e kulturave bujqësore, derisa ka treguar se si kanë vepruar gjatë vitit të kaluar kur taksa për lëndën e parë ka qenë në fuqi.

Gruda: Kam frikë se edhe çmimet do të rriten për lëndën e parë

“Kam frikë se edhe çmimet do të rriten për lëndën e parë, kryekëput tash e kam fjalën p ër misrin dhe për plehrat. Mos të flasim tash është edhe tjetri problem për mbrojtjen e bimëve të kulturave vjeshtore, shumë problem është. Një problem të tillë e kemi pasur edhe vjet kur ka qenë taksa 100 përqind, kanë shkuar aq shumë çmimet që mos me pas hi në të zezën preparatet as 20, 30 përqind nuk kemi pasur preparate të rezervuara për mbrojtjen, keq është por na shtynë vet situata, vet rrethanat. Prandaj, ne me u ul më shpesh ne e ekonominë informale e eliminojmë, e me eliminimin e saj dhe me qitjen e ekonomisë në binarë shumë sene kanë me na ec mirë”, tha ai.

Përfaqësuesi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, tha se aktualisht i kanën 12 mijë e 900 punëtor të cilët nuk janë duke punuar. Ai ka thënë se do të parashtrojnë kërkesën e tyre që të largohet taksa në pronë dhe në fitim.

Këto kërkesa ai tha se përveç në nivelin qendror do t’i parashtrojnë edhe në nivelin komunal.

Kllokoqi: Të ulet tatimi në fitim

“Të largohet taksa në pronë dhe taksa në pronë komunale dhe pronë private dhe në të njëjtën kohë të ulet tatimi në fitim”, tha ai.

Në këtë takim kanë parashtruar kërkesat e tyre edhe Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, rrjeti i shitjeve me pakicë dhe Shoqata e përpunuesve të metalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat