Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka disa kërkesa nga qeveria Kurti

Ekonomi

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka disa kërkesa nga qeveria Kurti

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:28
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës

Kërkesë e përbashkët e Sindikatave SSHCK-SPAK, dërguar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, ministrit të Financave, Besnik Bislimi dhe Kabinetit qeveritar të Kosovës.

Dy Sindikatat e Shërbimit Civil dhe atë: SSHCK dhe SPAK pas krijimit të situatës emergjente në Kosovë nga goditja e rëndë e COVID -19 dhe masat emergjente të ndërmerrua nga qeveria e Kosovës për përballimin sa më mirë të kësaj gjendje të paparashikuar, kërkojmë nga qeveria e Kosovës dhe Kabineti Qeveritar që:

1.Mos të përjashtohen nga këto masa as SHCK të cilët janë të angazhuar në punë dhe të rrezikuar nga ky virus e të cilët kanë pagat më të ulëta nga të gjitha kategoritë tjera që financohen nga buxheti i Kosovës dhe në këtë situate shumë më vështirë, do t’i mbulojnë nevojat e tyre dhe familjeve të tyre.

2.Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ku punojnë SHCK në nivelin lokal dhe qendror që tu sigurojnë pajisjet e domosdoshme (maska, dorëza dhe dezinfektues ) në çdo institucion për ti mbrojtur nga infektimi i këtij virusi që kapluar globin.

3.Kërkojmë nga ministri i Financave i Qeverisë së Kosovës që në bashkëveprim me Asociacionin e Komunave të Kosovës përmes kryetarëve të Komunave dhe Dikastereve të Ministrive përkatëse që edhe SHCK të cilët janë të obliguar të lajmërohen në vendet e tyre të punës (nëpunësit shtetëror, inspektorët, zyrtarët e QPS, shërbyesit civil në Policinë e Kosovës (stafi mbështetës) rojet e pyjeve, ofiqarët , punëtorët, teknik dhe mbështetës etj., që edhe kjo kategori në këtë periudhe kohore mos të përjashtohet nga pakoja e lejuar për kategoritë tjera (mjekët, policët, zjarrfikësit etj.,) pasi do të ishte një anashkalim i pafalshëm nëse përjashtohen vetëm SHCK të cilët po japin kontributin e tyre në këtë situatë.

4.Ju bëjmë thirrje SHCK që ta shtojnë kujdesin deri në maksimum dhe të kërkojnë nga institucionet e tyre mbrojtje sa me efikase me pajisje e masa sa më të sigurta në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat