AKB: Qeveria po diskriminon sektorin privat - Bota Sot
AKB: Qeveria po diskriminon sektorin privat

Ekonomi

AKB: Qeveria po diskriminon sektorin privat

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:50
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB)

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson se qeveria e ka diskriminuar sektorin privat dhe punetorët e saj duke ju ofruar një pagë minimale 170 euro dhe ate jogjitheperfshirëse kurse sektorin publik ju jep pagën e plotë para kohe dhe nga taksapaguesit privat.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se përkrah një propozim të tillë, por e sheh të vonuar dhe të vogël.

Pranvera çel me ofertën më të mirë nga Nissan – prej 9.40 euro dita, vetura e preferuar bëhet e juaja!

Ai ka kërkuar nga qeveria që të menaxhoj situatën e krijuar nga pandemia e Coronavirusit.

“AKB-ja i propozim qeverisë që të menaxhoj situatën e krijuar nga Covid-19. AKB-ja mbështet dhe jemi të fokusuar që të mbështesim çfarëdo pako që është e mirë për biznesin dhe qytetarët”, tha Shahni.

AKB-ja kërkon nga qeveria që sektori privat të paguhet me pagë mesatare e jo me nga 170 euro.

“Masat konkrete që duhet të merren është sektori privat. Ka gabuar kur i ka ndarë bizneset, pasi disa prej tyre nuk operojnë. Pagat në sektorin privat të paguhen me pagë mesatare në nivel vendi. Pagat sociale ishin punë e mirë. Jo 170 euro, por pagë mesatare, do të ndihmonte bizneset që nuk janë duke punuar”, tha ai.

Shahini kërkon nga qeveria që ta rishikoj buxhetin që këto pako të merren më nivel vendi.

“Mjetet t’i marrim nga buxheti. Të propozoj Kuvendit rishikim dhe t’i sheh mbështetjet të gjithë sektorët për të cilët AKB-ja mendon se e shpëton ekonominë”, tha Shahini duke shtuar se ekonomia e vendit do të ketë humbjen me të madje që ka pasur pas luftës.

AKB thotë se mbi 80 për qind e kompanive të vendit ka shënuar rënie të të hyrave nga ushtrimi i veprimtarisë në dy javët e fundit, dhe një trend i tillë pritet të vazhdojë edhe në muajin prill.

Në fund, AKB rekomndon që të rritet vlera e fondit për masat emergjente.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat