Oda e Afarizmit kërkon të përfshihen edhe mediat në pagat shtesë - Bota Sot
Oda e Afarizmit kërkon të përfshihen edhe mediat në pagat shtesë

Ekonomi

Oda e Afarizmit kërkon të përfshihen edhe mediat në pagat shtesë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 17:11
Oda e Afarizmit

Oda e Afarizmit kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i përfshijë mediat si sektor i rëndësishëm për paga shtesë pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në vend.

OAK përmes një njoftimi, thotë se kjo duhet bërë me qëllim të përballimit të kësaj situate.

“OAK ripërsërit kërkesën e saj të bërë tek Qeveria, që mediat të përfshihen në skemën e Qeverisë për pagë shtesë ashtu siç parashihet me pikën 6. Kjo bëhet në bazë të diskutimit që OAK ka bërë me mediat anëtare, të cilat kanë shfaqur shqetësim të madh si rezultat i gjendjes së krijuar dhe rrezikut që janë duke u përballur, me qëllim të informimit të shpejtë dhe të saktë të qytetarëve”, thotë OAK

Oda thotë se qeveria duhet t’i trajtojë drejtë të gjithë qyetarët në menyrë të barabartë.

“Puna e mediave në terren, paraqet jo vetëm rrezik të drejpërdrejtë për punën e tyre por gjithashtu ata janë duke rrezikuar edhe familjet e tyre nga një infeksion potencial. OAK vlerëson që qeveria duhet të trajtojë të gjithë qytetarët e barabartë në këtë kohë të rëndë me të cilën jemi duke u përballur të gjithë”, vijon njoftimi.

Në fund, OAK kërkon edhe nga mediat, që siç janë duke raportuar në baza të rregullta për të gjitha zhvillimet dhe janë duke përkrahur institucionet dhe bizneset, gjithashtu të raportojnë edhe për gjendjen e tyre jo të mirë në këtë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat