Pas miratimit të Pakos Emergjente Fiskale, kompania vendore vendos që vet t’ua paguaj punëtorëve detyrimet financiare

Ekonomi

Pas miratimit të Pakos Emergjente Fiskale, kompania vendore vendos që vet t’ua paguaj punëtorëve detyrimet financiare

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:32
Burim Piraj

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria në detyrë ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik nga përhapja e pandemisë së Coronavirusit në vend.

Sipas kësaj pakoje, mbështetje do të marrin edhe bizneset që kanë vështirësi financiare dhe të gjithë ata punëtorë që humbin vendet e punës nga kjo situatë emergjente.

Lidhur me këtë, pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj ka vendosur që punëtorëve të tij t’ua kompensojë vetë subvencionin që ka planifikuar qeveria në këtë pako.

“Kam vendosur që këto para të cilat punëtorëve tanë iu takojnë nga kjo pako, t’i paguaj nga buxheti personal në shenjë solidariteti me vendin tonë në këtë situatë jo të favorshme”, ka shkruar Piraj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat