Qumështi vendor dhe produktet e saj me bollëk në markete - Bota Sot
Qumështi vendor dhe produktet e saj me bollëk në markete

Ekonomi

Qumështi vendor dhe produktet e saj me bollëk në markete

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:16
Foto Ilustrim

Edhe përkundër vështirësive që ka shkaktuar paraqitja e COVID-19 dhe masat e qeverisë sa i përket lirisë së lëvizjes, qumështi vendor dhe produktet e saj janë me bollëk në markete.

Pronari i pikës grumbulluese të qumështit në Dobrajë të Lipjanit, Xhelil Ajvazi, tha se, marrja e qumështit nga përpunuesi vazhdon pa problem.

“Jemi tut boll se, gjendja e krijuar pas pandemisë do e çrregulloj punën e tamlit, por jo. Asnjë problem me grumbullim të tij s’kemi pas, sepse përpunuesi po na e marr si zakonisht”, tha Ajvazi.

Se qumështi është me bollëk e kanë konfirmuar edhe pronarët e tyre.Ndryshe, menjëherë pas paraqitjes së Koronavirusit edhe në vendin tonë, Shoqata e Industrisë së Qumështi të Kosovës (ShIQK), përmes një komunikate për media pati thënë se, pavarësisht koronavirusit, do të vazhdojë grumbullimi i qumështit.

“Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (ShIQK), përmes një njoftimi për media thotë se duke parë situatën aktuale pas rasteve të para me koronavirus, dhe thirrjes për të mos bërë panik, njofton se sa i përket qumështit në vend ka sasi të mjaftueshme.

Edhe në këto rrethana të krijuara nga pandemia e koronavirusit, është duke bërë përpjekje maksimale që grumbullimi dhe përpunimi i qumështit të vazhdoj si rëndom. Duke marrë parasysh se në disa regjione, grumbullimi i qumështit po hasë në vështirësi të ndryshme, prapë se prapë ne do ta bëjmë të pamundurën që të gjitha aktivitetet tona t’i realizojmë normalisht. Po ashtu, fermerët nuk kanë arsye për shqetësim, lidhur me shitjen e qumështit të tyre.

Prandaj ShIQK garanton se produktet e qumështit në treg, janë të sigurta dhe iu garantojmë se cilësia dhe sasia e produkteve nuk do të mungojë.” Kështu thuhej në kumtesën e fundit dërguar për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat