AKK – Shoqatës së Mullisëve: Ndalimi i prodhimit në mënyrë të organizuar mund të përbëjë shkelje ligjore

Ekonomi

AKK – Shoqatës së Mullisëve: Ndalimi i prodhimit në mënyrë të organizuar mund të përbëjë shkelje ligjore

Më: 31 mars 2020 Në ora: 19:40
Ilustrim

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës thotë se është duke monitoruar me kujdes situatën e krijuar pas njoftimeve nga mediat se Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka paralajmëruar ndaljen e prodhimit të miellit si protestë kundër një vendimi të Ministrisë së Ekonomisë.

“Në këtë kohë të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Autoriteti inkurajon palët të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

Poashtu, AKK dëshiron t’ia rikujtojë Shoqatës së Mullisëve se ndalimi i prodhimit në mënyrë të organizuar mund të përbëjë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Më konkretisht një sjellje e tillë konsiderohet si “kartel”, duke kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet”, thuhet në njoftim.

Autortieti bën thirrje Shoqatës që ta rishyrtojë vendimit, ose në të kundërtën AKK do të marrë masat e nevojshme, bazuar në mandatin dhe ligjet në fuqi.

“Ju rikujtojmë se Gjobat per shkeljen e ligjit per mbrojtjen e konkurrences janë deri 10% të qarkullimit vjetor dhe 3000 euro do të denohet organizatori.

Andaj në kohën kur vendi po përballet me pasoja ekonomike për shkak të pandemisë, AKK dëshiron që të evitojë vendime që shpiejne drejt rëndimit të mëtejmë të gjendjes së operatorëve të biznesit në vend.

Siç ju kemi njoftuar, gjatë javëve të fundit, AKK ka qenë e angazhuar që të bëjë monitorim të tregut për të parë nëse operatorët kanë bërë ngritje të cmimeve të produkevte në kundërshtim me ligjet apo edhe sjellje të tjera anti-konkurruese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat