Ministrja Hajdari viziton marketet

Ekonomi

Ministrja Hajdari viziton marketet

Më: 1 prill 2020 Në ora: 12:35
Ministrja Rozeta Hajdari

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, të martën, vizitoi marketet për të parë më për së afërmi funksionimin e tregut në rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19.

Gjatë vizitës, në markete, ajou interesua rreth zbatimit të drejtë të urdhëresave dhe vendimeve të ministrisë dhe të institucioneve qeveritare për të bërë më funksional tregtimin e produkteve në pikat shitëse nëpër markete.

Hajdari  u interesua edhe për sfidat dhe vështirësitë  me të cilat po ballafaqohen bizneset në këto rrethana dhe se i inkurajoi se Qeveria e Kosovës dhe ministria që e drejton ajo do t’i dalin në mbështetje bizneseve edhe në këto rrethana të emergjencës shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat