Aprovohet kërkesa e AKK-së për ndalesën e kamatave dhe ndëshkimeve për tatimpaguesit

Ekonomi

Aprovohet kërkesa e AKK-së për ndalesën e kamatave dhe ndëshkimeve për tatimpaguesit

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:26
Ilustrim

Pas kërkesës së Kolegjiumit për Buxhet e Financa të Asociacionit të Komunave të Kosovës drejtuar Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, ky i fundit ka aprovuar ndalesën e kamatave dhe ndëshkimeve për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për vonesat në pagesën e tatimit në pronë deri në kalimin e pandemisë.

“Në situatën që gjendemi tani çdo kamatë për qytetarët në këtë kohë veç se e rëndon gjendjen ekonomike edhe më shumë, me qëllim të lehtësimit të kësaj situate andaj kërkojmë nga ju në Ministrin e Financave dhe Transfereve që të merrni vendim për të gjithë personat fizikë edhe juridikë te ndalen gjobat dhe kamatat deri në kalimin e kësaj pandemie” – thuhet në kërkesën e dërguar në emër të Komunave të Kosovës nga Jeton Abazaj – Kryesues i Kolegjiumit për Buxhet dhe Financa i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat