Rukiqi: Serbia nuk do të mund të rikthehet, e ka humbur një pjesë të tregut të Kosovës

Ekonomi

Rukiqi: Serbia nuk do të mund të rikthehet, e ka humbur një pjesë të tregut të Kosovës

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:56
Berat Rukiqi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të mërkurën (sot) ka hequr tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke e zëvendësuar të njejtën me reciprocitet.

Por, ky vendim i Kurtit nuk vlen edhe për Bosnjë e Hercegovinën. Atyre taksa iu hoq pa asnjë kusht.

Në lidhje me vendimin e 1 prillit 2020 për çështjen e tarifës, ka folur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Bosnës t’i vihen kushte

Rukiqi tha se Bosnja dhe Hercegovina do të duhej të kushtëzohej apo t’i bëhej presion që t’i rregullojnë disa çështje në raport me Kosovën.

Si pika kryesore që do të duhej t’i viheshin Bosnjës, ai përmend njohjen e dokumentacioneve personale dhe atyre tregtare, pasi siç tha, Bosnja është i vetmi shtet që nuk është në Bashkimin Evropian dhe krijon probleme në lirinë e lëvizjes së njerëzve.

Rukiqi tha se me problemet të cilat i kanë eksportuesit e Kosovës në Bosnjë nuk mund të ketë tregti të lirë.

“Barriera fillestare është viza, dokumentacioni i transportit, etj. Dhe, të gjitha këto  probleme, shpeshherë janë më të theksuara në Bosnje se në Serbi. Bosnja duhet të kushtëzohet në ndonjë formë ose t’i bëhet presion t’i rregullon disa çështje si: dokumentacioni i transportit ose dokumentet personale, të cilat ende nuk i pranon. Bosnja është njëra  ndër vendet jashtë BE-se që i kërkon vizat, një ndër vendet që krijon problem në lëvizjen e lirë të njerëzve, nuk mundesh me pasë tregti të lirë nëse njerëzit kanë proble  të lëvizin”,tha ai.

Kryetari i OEK-ut tha se disa herë kanë kërkuar nga Qeveria heqjen e tarifën, pasi që në aspektin ekonomik nuk e ka pasur efektin e njëjtë.

“Ne edhe më herët kemi kërkuar që të hiqet tarifa dhe të ecim me temat tjera tërëndësisë ekonomike në deklarimet e mia, por edhe në letrat me Kryeministrin edhe ne sugjerimetia kam thënë se tarifa në aspektin ekonomik nuk e ka vlerën e njëjtë”, deklaroi Rukiqi.

Ai tha se pas vendosjes së reciprocitetit, Kosova do të duhet të ketë kujdes nga barrierat jotarifore që Serbia i ka për produktet  e Kosovës.

“Duhet të kemi kujdes shtesë për barrierat jotarifore qëSerbia i ka për produktet tona, jo vetëm në eksport të produkteve, por sidomos të çështjeve që lidhen me transitin. Duhet të kemi kujdes që t’i eliminojmë çfarëdo praktika që mund të jetë e padrejtë tregtare p.sh. me praktikat e dumpingut, apo me subvencionimet e eksportit që shpeshherë ka qenë e theksuar te produktet serbe, e cila duke qenë në treg me prezencë  të madhe dhe duke i përdorur format që nuk janë tëdrejta sipas rregullave tëtregtisë e kanë dëmtuar konkurrencën”, tha ai.

Janë zëvendësuar produktet serbe

Rukiqifoli edhe për prodhuesit vendor.

Ai tha se gjatë kohës sa ka qenë e vendosur taksa, prodhuesit janë munduar që t’i zëvendësojnë produktet serbe aq sa kanë pasur kapacitet të prodhimit.

“ Aq sa kanë pasur  mundësi prodhuesit vendor  e kanë shfrytëzuar. Është e vërtet që kemi një prezencë më të mirë të produkteve, por kapaciteti prodhues e ka pamundësuar që në masë të madhe t’i zëvendësojmë këto produkte, aty ku nuk kemi  pasur mundësi t’i zëvendësojmë më produkte tëKosovës janëzëvendësuar me produkte nga Shqipëria, Greqia,Maqedonia, etj”, tha ai.

Rukiqitha se Serbia pas vendosjes së taksës e ka humbur një pjesë të  tregut në Kosovë, pasi që kanë hyrë produkte tjera nga shumë vende.

“Unë vazhdoj të them se nuk besoj që do të kthehen mallrat serbe. Njëpjesë e tregut është e humbur kanë hyrë edhe produktë të vendeve tjera. Konsumatori është mësuar me ato produkte dhe tregtarët tonë kanë bërë një riorentim të tregtisë”, tha ai.

Pandemia e Koronavirusit e cila është përhapur edhe në Kosovë ka shkaktuar probleme të mëdha në fushën e ekonomisë.

Rukiqi për Front Online tha se për ta kaluar këtë krizë do të duhet që Qeveria, Parlamenti, Bizneset, Bankat dhe akterët të tjerëta hartojnë një plan për të adresuar emergjencat në fushën e ekonomisë e më pas rimëkëmbjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat