Kosova në një fazë tejet të rëndësishme – ekspertja e ekonomisë jep disa shpjegime

Ekonomi

Kosova në një fazë tejet të rëndësishme – ekspertja e ekonomisë jep disa shpjegime

Nga: Yllnore Bytyqi-Shala Më: 1 prill 2020 Në ora: 22:33
Yllnore Bytyqi-Shala

Kosova që nga pavarësia e saj ka hyrë në një faze tejet të rëndësishëm sa i përket ruajtjes se stabilitetit ekonomik si pasoje e pandemisë Covid 19. Bazuar në dhënat zyrtare të Agjencionit të Statistikave të Kosovës , raportohet se papunësia në Kosovës ishte të rritur dhe ka arritur në shkallën mbi 30% për gjatë vitit 2019 ndërsa bazuar në të dhënat e Trustit Pensional ka pasur një rritje të numrit të punëtorëve që paguajnë kontribute në Trust për gjatë vitit 2019 dhe me ketë kemi një disbalanc në mese këto dy institucioneve për të kuptuar gjendjen reale e papunësisë në Kosovë para periudhës se Covid 19 dhe për të kuptuar gjendjen e papunësisë pas kalimit të kësaj periudhe. Pra pakoja fiskale emergjente të cilën e ka miratuar qeveria e Kosovës në këtë kohë krize për bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë , sipas vlershmit time është shumë me i vogël se sa demi që mund ti shkaktohet ekonomisë se vendit që për një periudhë Prill, Maj, Qershor do kemi dëme rreth 1 miliard euro.

Pavarësisht që kemi patur një rritjes ekonomike në 11 vite pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës për sektorin ekonomik , por për të ulur nivelin e papunësisë nga 30% i cili është tani i duhet një rritje ekonomike prej 7% të GDP-se ( ndërsa e planifikuar për vitin 2020 ishte 4.2% para Covid 19 bazuar në trendin botërorë ) pra nëse nuk do të ketë zhvillim ekonomik pas periudhës 3 mujor prill-maj , Kosova do të këtë vetëm 2.5 % e GDP-se për gjatë vitit 2020 dhe kjo është ishte regres ekonomik. Sipas informacione nga institucionet ndërkombëtare të shëndetësisë pandemia e korona virusit do të aktive edhe për një kohe të gjatë e cila për sektorin ekonomik ndërkombëtar por me theks të veçantë ati vendor do ti shkaktoj goditje të pa riparueshme për një afat kohor disa vjeçare e cila është me e rend se sa kriza ekonomike që pati Evropa për gjatë vitit 2015.

Pakoja qeveritare për të mbajtur stabil papunësinë vetëm për muajin prill, maj janë planifikuar 40 milion euro e cila i mbulon vetëm 200 mijë punëtorë me kontratë pune ( 170 euro ) ndërsa kemi edhe rreth 150 mijë punëtorë pa kontrata ( dhe janë të regjistruar si të papunë ) për të cilin shteti sipas vendimit të saj e ka paraparë një shumë prej 130 euro nëse nuk marrin shtesa tjera nga ana e shtetit “skema sociale” , prandaj mekanizmat shtetëror ekonomike duhet që të hartojnë një platformë digjitale ku çdo punëtor i sektorit privatë t’i japë të dhënat e ti dhe kështu shteti të këtë një pasqyre relevante mbi gjendjen faktike në të cilën mund të jetë niveli i papunësisë pas gjatë dhe pas Covid 19të. Pra papunësia do e shkakton zhvlerësimin e kapitalit human dhe do e mundë të shërbejë si shtrat i ngrohtë për rritjen e kriminalitetit në vend.

Kosova është duke rrëshqitur në dy lloje të papunësisë të cilat janë të lidhura njëra me tjetrën pra në : Papunësia Ciklike ( është ku ekonomia ndodhet në fazën e rënies rrjedhimisht prodhimi do të reduktohet dhe si pasojë firmat do të kërkojnë më pak punëtor ) si dhe Papunësia e Detyruar ( pra në këtë fazë të recesionit ekonomik që do të hynë ekonomia e vendit nuk reflekton vendimet e vullnetshme të individëve për të mos punuar e cila pritet të ndodh nëse NVM nuk do marrin ndihmën e nevojshme ekonomike për një periudhë minimale 12 mujor ).

Yllnore Bytyqi/Shala- Ekonomiste

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat