​Kosova me çmime më të ulëta në regjion, pas Maqedonisë

Ekonomi

​Kosova me çmime më të ulëta në regjion, pas Maqedonisë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, qytetarët e Republikës së Kosovës, aktualisht po furnizohen me çmimet më të ulëta të derivateve në regjion, përveç Maqedonisë e cila e ka 20 centë më lirë.

Sipas shoqatës së naftëtarëve, çmimet e derivateve janë ulur që 2 javë dhe se do të qëndrojnë edhe një kohë kështu, për shkak të situatës.

Krahas kësaj, këta të fundit, thonë, se 80% e punëtorëve të sektorit të naftës, kanë mbetur pa punë, andaj kërkojnë mbështetje nga qeveria.

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka rënie të mëdha në derivate, duke e bërë kështu që Kosova t’i ketë çmimet më të ulëta në regjion, pas shtetit të Maqedonisë.

I pari i naftëtarëve theksoi se çmimi për naftë ka rënë në 0.89 cent, kurse benzina 0.86 cent. Sipas ti j, këto çmime janë konstante që 2-3 javë.

Berjani: Qytetarët e Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion

“Dihet se gjithmonë çmimet i përcakton Bursë dhe organizata prodhuese OPEC, po njëherësh ka ndikuar edhe ky virus, i cili e ka kapluar tërë botën, sot çmimet në Kosovë sillen, çmimi dizell 89 cent ndërsa benzina 86 cent, qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonia që e ka 20 centë më të lirë. Këto çmime janë konstante që 2-3 javë qytetarët janë duke u furnizuar përafërsisht me të njëjtin çmim, sot ka rritje me çmim me shumicë, kurse me pakicë nuk ka rritje, kështu që të gjithë naftëtarët nuk janë duke luajtur me çmime për hire të situatës, po mundohemi të mbajmë një çmim konstantë për hire të qytetarëve që të furnizohen me një çmim, cfarë është më i liri”, u shpreh Berjani.

Berjani shprehet i shqetësuar për faktin se sektori i naftës ka pësuar rënje totale, ku me këtë rast 80% e punëtorëve kanë mbetur pa punë.

Në një intervistë ai thotë se kanë kërkuar nga Ministria e Financave t’i ndihmojë naftëtarëve, të tejkalojnë këtë krizë.

Gjithashtu, ai i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë shembull shtetet tjera dhe t’i përkrah bizneset, e sidomos ato të vogla dhe mesme.

Berjani: Sektori i naftës është në rënje totale

“Naftëtarët janë duke punuar 2 deri 5% kapacitet, nuk ka punë sektori i naftës është në rënje totale...Ne kemi kërkuar nga Ministria e Financave, që të ndahen mjete për paga sepse mbi 80% të gjithë punëtorët në sektorin e naftës, janë të liruar nga puna, kështu që të gjithë së b ashku të bëhemi ta kalojmë këtë virus, këtë krizë dhe pagat gjithsesi duhet të paguhen por kërkesa jonë ka qenë të jetë paga, siç janë në administrata tatimore, por sa do ku do ketë emergjencën e parë edhe me këtë pajtohemi 170 euro, për momentin, ndërsa në pakon e dytë do të kërkojmë që pagat të rriten. Unë mendoj që qeveria e Kosovës duhet ta kopjojë, shembull pe marrë Zvicrën, ku bizneseve të vogla dhe të mesme qarkullimin të cilët e kanë deri 50% ju jep kredi afatgjate, ndërsa kompanive të mëdha 15% edhe te ne ish kanë e mirë që të këqyret diçka, të shtyhen këto procese, të bëhemi bashke dhe besoj që do të ja dalim”, deklaroi Berjani.

Derisa në çmimet e derivateve ka rënje, qytetarët janë ankuar për rritje të çmimeve në produktet ushqimore dhe në produktet farmaceutike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat