Koronavirusi dëmton edhe fermerët

Ekonomi

Koronavirusi dëmton edhe fermerët

Më: 5 prill 2020 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Ka mbi 30 vjet që merret me bujqësi. Por, në gjithë këtë kohë, Agron Dumani nga fshati Miradi e Ulët, nuk është përballur me kaq vështirësi në shitjen e perimeve.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit rendimenti i pa shitur është ende i madh.

Por, për Dumanin që është nga të paktit që ende merret me punimin e tokës në këtë fshat, në rast se nuk arrin t’i shes edhe perimet e mbetura, demi është goxha i madh.

Ai shpreson që kjo gjendje do të kalojë së shpejti.

Për këtë, ai është bërë gati edhe për të mbjellat e stinës së pranverës

Madje, pak metra larg shtëpisë, Dumani e mori me qira edhe një pjesë tjetër të tokës.

E shpresë që nuk do të zgjasë shumë kjo gjendje, e kanë edhe në Komunën e Fushë Kosovës.

Por, nëse kjo ndodh, kjo Komunë premton që do ta gjejë një zgjidhje për të gjithë fermerët.

Ndërkohë, me situatë të njëjtë me bujqit e Fushë Kosovës, janë edhe bujqit e tjerë nga Kosova.

E në ndihmë fermerëve në vend, pritet t’iu vije edhe Ministria e Bujqësisë.

Ministri, Besian Mustafa, ka thënë që tashmë kanë një plan për këtë.

Ndërkohë, të hënën Qeveria në Detyrë, ka miratuar një pako emergjente në të cilën ka parashikuar të rrisë buxhetin për grante dhe subvencione në Ministrinë e Bujqësisë për 5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat