Si e shohin Agronomët ndikimin e COVID 19 në ekonomi, konkretisht në Agrobiznese?

Ekonomi

Si e shohin Agronomët ndikimin e COVID 19 në ekonomi, konkretisht në Agrobiznese?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 prill 2020 Në ora: 17:25
Besnike Aliaj - agronome

Duke patur parasysh se ende ndodhemi në periudhën e pandemisë Covid 19, është shtuar edhe brenga se sa mund të ndikoj ky virus në ekonominë, kryesisht në agronomi. Për këtë ka folur Besnike Aliaj, agronome e njohur në vendin tonë.

“Unë si Agronome, Virusin COVID 19 nuk e shoh si ndonjë rrezik të madh në bujqësinë e Kosovës, megjithëse parashikimet e hershme të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Politikave të Ushqimit tregojnë se edhe nën një skenar efektiv të kontrollit të COVID-19, shumë njerëz mund të kalojnë në varfëri ekstreme, dhe vendet me të ardhura të ulëta e të mesme mund të shohin një rënie prej 25% të eksporteve agroushqimore, thekson ndër të tjera zonjusha Aliaj, e cila ndër të tjera thekson se nëse “ekonomitë e vogla familjare stimulohen me një platformë të përgjithshme nga Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e zhvillimit Ekonomik virusi nuk do të pengoj në agrikulturë ”.

Pa harruar këtu se shteti i Kosovës asnjëherë nuk ka ndërmarrë hapa që të projektoj dhe të investoj në kualifikimin adekuat të agronomëve. Sipas Znj. Aliaj “Pushteti lokal dhe qendror duhet urgjentisht të ngrisin ekipe për shkollimin e bujqëve dhe pronarëve të interesuar, që dmth. Kosova ka nevojë për Agronom profesionist që të zhvillohet sa më parë Flora dhe Fauna, e të cilat do të jenë vitale për një ekonomi më të fortë

dhe stabile. Bimët dhe kafshët luajnë një rol thelbësor në mirëmbajtjen e jetës në këtë planet, dhe kjo është arsyeja pse Agronomët dhe studiuesit duhet të tregojnë

një interes të madh për t'i studiuar ato.”

Ndër të tjera agronomia Aliaj tregon edhe për hapat që duhet ndërmarrur menjeherë pasi të kalojmë coronavirusin “përkrahja ndaj fermerëve duke stimuluar me subvencione të ndryshme që të mbrojnë produksionin por edhe çmimin, pasi rënia e ekonomisë me një formë kolapsi do të ndikon negativisht në furnizimin e farnave dhe preparateve të nevojshme” pastaj “ mbrojta e çmimeve të tregut ”.

Zonjusha Aliaj i bën thirrje shtetit që për fermerët, agronomët të këtë kredi më të buta, konkretisht “Kreditë për rimëkëmbje, grante dhe mjete të tjera që mund të ndihmojnë Fermeret dhe Agrobizneset të përballojnë ndikimin e COVID-19 dhe të jenë në një pozitë më të fortë për të mbështetur rimëkëmbjen më të gjerë ekonomike”, kryesisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë baza e ekonomisë në botë, që përfaqëson rreth 90% të kompanive të sektorit privat.

Janë pesë hapa që sipas Besnike Aliajt duhet ndërmarrë qeveria për të mbeshtetur zhvillimin ekonomik, të cilat mund të fillojë të ndërmarrë që tani:

1. Rritja e vlerësimet të ndikimit të COVID-19 në bujqësi dhe sistemet ushqimore,

2. Mbështetja e fermerëve që të vazhdojnë prodhimin dhe tregtimin e ushqimit,

3. Përshpejtimi i vendosjes së teknologjive përkatëse bujqësore dhe zgjidhjeve dixhitale të bujqësisë

4. Mbështetja e agrobizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha,

5. Mbështetja e dialogëve të politikave rajonale për të ndihmuar vendet të adresojnë mungesat e ushqimit

Për të vazhduar në fund duke theksuar se “Qeveritë duhet të inovojnë dhe bashkëpunojnë për sigurinë ushqimore dhe politikën bujqësore. Kjo do t'i lejojë vendet të menaxhojnë më mirë importet dhe eksportet e tyre të agroushqimit, të zvogëlojnë rreziqet e ndalimeve të tregtisë ushqimore dhe, në fund të fundit, të sigurojnë që popullsitë e tyre të kenë qasje në ushqim. ”

Pa harruar me urimin që sa më shpejt të tejkaloj ky virus dhe të normalizohet gjendja dhe jetesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat