​Rukiqi kërkon që mjetet financiare e pakos emergjente të futen në qarkullim

Ekonomi

​Rukiqi kërkon që mjetet financiare e pakos emergjente të futen në qarkullim

Më: 14 prill 2020 Në ora: 17:38
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka kërkuar që mjetet financiare të pakos emergjente sa më shpejt të futen në qarkullim financiar, pasi sipas tij, vetëm atëherë do të arrihet efekti i duhur në ekonomi.

Pas takimeve që kishte me grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Rukiqi para gazetarëve tha se pako emergjente duhet të adreson qartë nevojat e sektorit privat.

Rukiqi: Ajo që është me rëndësi që mjetet financiare të futen në qarkullim

“Ne tashmë jemi në fazën kur e kemi një pako emergjente të qeverisë. Ka edhe iniciativa parlamentare. Nuk do të hyjë në detaje të asnjërës. Por ajo që është me rëndësi është që të futen në qarkullim. Kjo është shumë me rëndësi që ka vlerë në ekonomi se kur futet paraja në qarkullim në mënyrë që me mbërri atë efektin e duhur”, tha ai.

Rukiqi u shpreh se e rëndësishme është që të ruhet likuiditeti në ekonomi dhe vendet e punës.

Rukiqi: Duhet të ketë një pako të qartë që i adreson nevojat e sektorit privat

“Me rëndësi është që me pas një pako të qartë dhe i adreson nevojat e sektorit privat. E minimizon dëmin në ekonomi dhe mundëson me u ruajtur likuiditeti në ekonomi dhe vendet e punës. Pavarësisht si janë procedurat dhe paqartësitë që i kemi”, tha ai.

I pyetur për mundësitë e pakos së dytë, Rukiqi nuk dha detaje për shifra, por tha se duhet të vlerësohet dëmi në muajin qershor kur është një situatë më normale.

Rukiqi: Nuk mundem me fol me shifra

“Nuk mundemi me fol me shifra sepse ne duhet me vlerësuar dëmin. Diku në muajin qershor kur e kemi një situatë më normale. Në bazë të kësaj japim vlerësimin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat