Pas veteranëve, tani edhe punëtorët e rrejshëm

Ekonomi

Pas veteranëve, tani edhe punëtorët e rrejshëm

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 17 prill 2020 Në ora: 20:42
Bejtullah Sokoli

A ekziston rreziku që në këtë situatë të pandemisë të përsëritet skenari i njejtë me atë të veteranëve të rrejshëm,edhe me pakon pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës dedikuar punëtorëve të sektorit privat pa kontrata pune në kompani dhe biznese private gjithandej Kosove?Si duket kjo do të ndodhë,ndonëse është herët të konfirmohen rastet konkrete.

Pra,ende pa përfundiar një rrenë,në skenë veç kanë nisur të dalin rrena të tjera.Sërish në skenë kanë dalë disa pronarë biznesesh private për të përfituar të mirat materiale duke i bërë kështu "sulm"kuletës së shtetit.Në këtë situatë pandemie COVIT-19,personat e pandërgjegjshëm po keqpërdorin me apo pa qëllim pozitën e tyre nëpër kompani private në kurriz të punëtorëve,kinse të punësuar me apo pa kontrata pune.Për fat të keq,edhe kësaj radhe nuk do të përfitojnë ata që meritojnë dhe kanë më së shumti nevojë për ndihma materiale,por këto të fundit do t'i gëzojnë të kamurit e familjarëve të bizneseve,pra pronarë të kompanive private.

Ata do jenë vajzat,djemtë,vëllezërit,nipat,mbesat,dajallët,tezakët e tyre,të cilët do të jenë në regjistrat e punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK),për të përfituar nga pakoja emergjente e Qeverisë së Kosovës.

Se një gjë e tillë veç ka nisur të ndodhë këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat,Jusuf Azemi.Ky i fundit,madje ka shprehur dyshimet e tij se kompanitë private po regjistrojnë familjarët e tyre,por jo punëtorët e tyre që i kanë pa kontrata. Deklerata e kryesindikalistit Azemi është shqetësuese dhe brengosëse,por jo edhe e papritur.Keqpërdoruesit,mashtruesit dhe matrapazët e tillë duhet identifikuar urgjentisht dhe ndaj tyre të mirren masa përkatëse ligjore.E këtë obligim e ka Qeveria në detyrë duke angazhuar inspektorët përkatës  të ATK-së nëpër të gjitha kompani dhe biznese private.Kjo për faktin se të mos na përsëritet afera e 20.238 veteranëve të rrejshëm të cilët kundërligjshëm shfrytëzojnë pensionin e veteranit të luftës prej 170 euro.

Ndryshe,për 4 ditë 830 punëtorë që kanë punuar jashtëligjshëm e të paregjistruar kanë bërë kërkesa për regjistrim në Administratën Tatimore të Kosovës për të përfituar nga pakoja emergjente e Qeverisë e cila parasheh nga 130 euro për dy muajt e ardhshëm për punëtorët që punësohen gjatë periudhës së emergjencës së shëndetit publik.

Situata e re ka shumë nevojë që sytë e ndërgjegjeshëm të jenë gjithnjë të çelur.Sepse,i ligu e shfrytëzon edhe mortajën për hesape të veta.Të tillët qofshin të mallkuar!Marre ju qoftë.

Megjithatë,uroj të kalojmë sa më lehtë pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat