Këto janë datat kur është planifikuar të dalin ndihmat sociale dhe pensionet

Ekonomi

Këto janë datat kur është planifikuar të dalin ndihmat sociale dhe pensionet

Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Ministria e Financave dhe Transfereve ka planifikuar që ndihmat sociale dhe pensionet t’i procesojë për pak ditë.

Zëvendësministri i kësaj ministrie, Agim Krasniqi, ka thënë=se ndihmat sociale dhe pensionet po planifikojnë t’i transferojnë nëpër xhirollogaritë e qytetarëve më 25 dhe 26 prill.

“Ndihmat sociale duhet të dalin më 24 prill, pensionet më 26 prill”, ka thënë Krasniqi.

Megjithatë, ai ka thënë se kjo nuk është 100% e sigurt, por Krasniqi mendon se këto do të jenë datat kur qytetarët do të mund t’i marrin ndihmat sociale dhe pensionet.

“Ky është plani tani për tani, por duke pareë se ka disa probleme me rregullim të futjes së të dhënave për disa që nuk kanë mundur të aplikojnë nuk ka ndonjë siguri 100%. Megjithatë, mendoj se këto data janë përfundimtare”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat