Rukiqi propozon disa ide për shpëtimin e ekonomisë së Kosovës

Ekonomi

Rukiqi propozon disa ide për shpëtimin e ekonomisë së Kosovës

Më: 25 prill 2020 Në ora: 11:08
Berat Rukiqi

Në një konferencë për media Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka propozuar sota ide për shpëtimin e ekonomisë së vendit pas masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjesë së COVID-19.

Propozimi i parë i tij, është që Prishtina të largohet nga karantina, të lejohet puna në ndërtimtari dhe prodhim, të futen në qarkullim mjetet financiare të Pakosë Emergjente si dhe të vazhdohen lehtësirat fiskale.

“Gjate majit:  Te mundesohet fillimi i punes ne tere zingjirin e shitjes me pakice, perkatesisht ne objekte deri 800m
– Te mundesohet fillimi i punes ne tere sektorin e sherbimeve – Te hartohet plani operativ per hapjen graduale te HORECA-s dhe Transporit”, ka shkruar ndër tjerash Rukiqi në Facebook.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Qendrimi i Odes per hapjen graduale te ekonomise dhe rimekembjen ekonomike

Sot ne konference per media, prezantova disa hapa qe duhet te behen drej hapjes graduale te veprimtarive biznesore dhe rimekembjes ekonomike

1) Per hapjen graduale te bizneseve

Java qe po vjen:
– Prishtina te largohet nga karantina
– Te fillohet te lejohet puna ne sektore qe kane rrezikshmeri te ulet: ndertimtaria dhe prodhimi
– Te futen ne qarkullim mjetet e pakos emergjente
– Te vazhdohen lehtesirat fiskale

Gjate majit:
– Te mundesohet fillimi i punes ne tere zingjirin e shitjes me pakice, perkatesisht ne objekte deri 800m
– Te mundesohet fillimi i punes ne tere sektorin e sherbimeve
– Te hartohet plani operativ per hapjen graduale te HORECA-s dhe Transporit

2) Fokusi i pakos se rimekmebjes ekonomike

– Fuqizimi i sektorit shendetsor
– Likuiditeti i kompanive
– Garantimi i kredive
– Ruajtja e vendeve te punes dhe krijimi i vendeve te reja te punes
– Pushime nga pagesa e tatimeve (Tax holidays) dhe norme e diferencuar e TVSH-se, per sektore te caktuar
– Dixhitalizimi i bizneseve
– Aftesia konkurruese e bizneseve ne tregjet e jashtme dhe integrimi ne zingjiret nderkombetare te furnizimit

3) Financimi i pakos se rimekmbejs ekonomike (550 milione euro – 600 milione euro)

Burimet e financimit:

– 200 milione (BE, FMN, Banka Boterore)
– 50-70 milione nga BERZH
– 200 milione nga buxheti dhe bilanci banker
– 100 milione nga borxhi publik

Ne total 550 – 600 milione euro per vitin 2020 dhe vitin 2021

4) Masat qe duhet te ndermerren nga kompanite

– Te pergaditen me masa mbrojtese adekuate
– Te instalojne sisteme te rregullta te dezinfektimit
– Te pergadisin hapesirat e punes, per ruajtje te distances sociale
– Te pergadisiin programe te kthimit te konfidences te konsumatoreve
– Te pergadisin plane te brendshme te rimekembjes
– Te pergadisin strategji te transformimit te menyres te berit biznes, perfshire dixhitalizimin dhe automatizimin e proceseve
– Te pergaditen per integrim ne zingjiret nderkombetare te furnzimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat