150 mijë euro derdhen në llogarinë e Kosovës nga një donator i Shqipërisë, kaq para janë mbledhur deri më tani

Ekonomi

150 mijë euro derdhen në llogarinë e Kosovës nga një donator i Shqipërisë, kaq para janë mbledhur deri më tani

Më: 27 prill 2020 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, njofton se deri më tani në llogarinë e Kosovës për luftimin e Covid-19, janë derdhur 679,874 euro,  prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro.

Postimi i plotë i tij:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19:

Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro.

Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë COVID 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat