​Koronavirusi përshpejton rënien e përdorimit të parave të gatshme

Ekonomi

​Koronavirusi përshpejton rënien e përdorimit të parave të gatshme

Më: 29 prill 2020 Në ora: 19:01
Ilustrim

Pandemia koronavirus do të përshpejtojë rënien e përdorimit të parave të gatshme pasi njerëzit kalojnë në pagesa digjitale në planin afatgjatë, thonë ekspertët.

Masat kufizuese kanë çuar në një rënie prej 60 për qind të tërheqjeve të ATM-së, edhe pse njerëzit po grumbullojnë sasi më të mëdha, raporton BBC.

Pagesat me kartat e pagesave në internet, veçanërisht për gjëra ushqimore, tani janë rritur.

Ekspertët thonë se e ardhmja afatgjatë e parave të gatshme mund të jetë në rrezik përpara se Britania e Madhe të jetë e gatshme të përballojë ndryshimin.

Ky mund të jetë një problem për rreth 20 për qind të popullatës që mbështetet në para.

Ndërsa shumë dyqane, bare, kafene dhe restorante janë të mbyllura, ka më pak kërkesë për tërheqje të rregullt të parave të gatshme.

Njerëzit dalin më pak dhe potencialisht kursejnë më shumë para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat