1 Maj 2020: Nuk është Dita e Punëtorëve siç e njohim ne!

Ekonomi

1 Maj 2020: Nuk është Dita e Punëtorëve siç e njohim ne!

Nga: Nand Shani Më: 30 prill 2020 Në ora: 12:31
Nand Shani

Kalendari i 2020-ës, ka të shënuar në mënyrë ideale 1 Majin në ditë të premte, duke premtuar një fundjavë të gjatë me rastin e Ditës së Punëtorëve. Supozoj se shumë prej jush e lidhin këtë atë me një ditë pushimi, ku shkohet diku për barbeque, me familjen apo miqtë. Unë padyshim që bëj kështu. E kam të vështirë si t’u shpjegoj fëmijëve që ky vit është komplet ndryshe ndaj vazhdoj ta shtyj ballafaqimin me ta. 

 Epo nuk ka asgjë tjetër përveçse mendime shpresëdhënëse këto kohë, pasi shoqëritë rreth e rrotull globit dhe ne në rajonin tonë jemi izoluar që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë së Covid-19, pasi rajoni konfirmoi zyrtarisht rastet e para. Teksa qëndrojmë në shtëpi në përpjekje për të rrafshuar kurbën e përhapjes së virusit, duke ditur që përhapja e shpejtë mund të mbingarkojë dhe rrëzojë sistemet shëndetësore që tashmë janë dobësuar, ne nuk mund të ndihmojmë, por pyesim veten se çfarë vjen më pas.

 Me kalimin e kohës, është më se e qartë se kriza e koronavirusit po teston shumë më tepër rezistencën dhe aftësinë e shoqërive tona për t’u marrë me pasojat sesa thjesht rezstencën në sistemet shëndetësore dhe imuntetin individual të qyetarëve.

 Dhe këto pasoja janë të shumta, por ende nuk kemi një pamje të qartë të efekteve shkatërruese.

 Bllokimi mbylli shumë dyer: Nga kafenetë tek restorantet, parukeritë, operatorët e shërbimeve të turizmit dhe udhëtimit, mikpritjes dhe industritë e argëtimit.

Qëndrimi në shtëpi do të thoshte humbje të shumë vendeve të punës, pasi jo gjithçka mund të bëhet online.

 Një rritje e pashmangshme e papunësisë: Është e sigurtë se në të gjithë botën ka humbje të vendeve të punës dhe papunësi, po ashtu në Ballkanin Perëndimor që nuk përbën përjashtim. ILO parashikon që në tremujorin e dytë të vitit bota do humbasë me një ekuivalent prej 195 milionë vendesh pune. 

 Më të prekurit nga kjo krizë janë sektori i shërbimeve, turizmi, udhëtimi, dhe shitjet me pakicë, pasi preken veçanërisht nga bllokimet e udhëtimit dhe ndalimit të prodhimit. ILO vlerëson se rreth 1,25 miliardë punëtorët që punojnë në këta sektorë në gjithë botën, janë veçanërisht më të prekshmit. Sidoqoftë, ndërmarrjet prodhuese kanë ende shanse për të ngritur ritmin pasi të fillojnë punën. Këta sektorë në Ballkanin Perëndimor përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të PBB-së dhe punësimit.

 Shifrat në Ballkanin Perëndimor: Të dhënat zyrtare në rajon për muajin Mars, madje edhe gjatë Prillit 2020 ndoshta ende nuk e kanë pasqyruar ndikimin e plotë të krizës që po shpaloset. Sidoqoftë, situata tregon për një hap të madh pas, madje me disa vite duke ulur gjithë progresin e bërë në rajon në luftën kundër papunësisë.

 Për Shembull;

 -Mali i Zi shënon një rritje të konsiderueshme të numrit të të papunëve me rreth 3 mijë ose 8.3 % që nga fillimi i krizës, duke përmbysur trendin pozitiv të uljes së papunësisë të shënuar prej dhjetorit 2017.

-Në Kosovë, nga 1 Prilli 2020, numri i të papunëve të regjistruar rishtazi u rrit në 7000, dhe shumë punonjës që kanë punuar jashtë janë kthyer, gjë që do të ndikojë gjithashtu në shifrat e të papunëve. Numrat vijojnë të rriten në gjithë rajonin, në sektorë të ndryshëm, pasi të gjitha ekonomitë regjistrojnë një ngritje të ngadaltë por të sigurt, në rrethanat kur nga Shërbimet Publike të Punësimit, punonjësit ose janë duke punuar nga shtëpia ose nuk presin klientët fizikisht, për shkak të masave të distancimit social.

 Dhe megjithatë, ende nuk ka të dhëna të sakta për të pasur një panoramë të qartë të humbjeve të vendeve të punës, tendencat në numra ndryshojnë me shpejtësi dhe sinjalizojnë krizë të përmasave të mëdha. Shkalla e vërtetë e gjithë kësaj, ndoshta do të vërehet vetëm kur kjo pandemi të mbarojë dhe kur ne ti rikthehemi normalitetit.

 Survejim i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor: Papunësia rezultoi një nga shqetësimet kryesore për 60% të qytetarëve në rajonin tonë, edhe kur arriti nivelin historik më të ulët në 2019 pati një mesatare prej 16%. Për të mos përmendur se ishte deri në 3 herë më e lartë se në vendet e BE, shoqëruar me sfidat e vjetra: Papunësia afatgjatë, shkalla e të cilës është tre herë më e lartë se në BE, (12% kundrejt 4%), nivele të larta të papunësisë së të rinjve, rreth 25 %, dhe informalitetit të lartë që varion mes 20% dhe 30% (shkon deri në 40% në rastin e të rinjve). 

Pra kjo rritje shtesë e kombinuar më këtë sëmundje kronike papunësie do të jetë veçanërisht e vështirë për t’u trajtuar. Punonjësit informalë do jenë ata që do goditen më fort pasi nuk do kenë qasje as në sigurimet shoqërore.

Qeveritë e kanë kuptuar këtë kërcënim dhe tashmë kanë filluar të përgjigjen duke prezantuar masa për të lehtësuar ndikimin e pandemisë në ekonomi dhe për të ruajtur vendet e punës.

Skemat e ruajtjes së punësimit, siç janë subvencionet e pagave për muajt në vijim, janë vendosur nga qeveritë e rajonit, së bashku me disa politika aktive fiskale me lehtësime tatimore, shtyrje të kontributeve të sigurimeve shoqërore etj. Por a do jetë e mjaftueshme dhe a kemi ventilator aq të fortë sa për tu garantuar oksigjenin ekonomive tona?

 Në kërkim të aspektit pozitiv të kësaj situate: Megjithatë ne jemi të gjithë bashkë dhe gjetja e një zgjidhje më të mirë për të zbutur efektet e kësaj krize është në interest të të gjithëve-qeverive, punëdhënësve, punonjësve dhe gjithë qytetarëve të tjerë që nuk u përkasin këtyre grupeve-studentët, pensionistët etj.

 Nëse bashkojmë mendjet dhe duart, intensifikojmë dialogun social, tregojmë tolerancë dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin, mund të presim1 Majin e 2021-shit me më shumë optimizëm.

 Ndërkohë, #QëndroNëShtëpi #RuajShëndetin dhe Gëzuar #DitënePunës

 Fizikisht të distancuar por të lidhur nga ideja!

Artikulli nga Nand Shani, Drejtor i Projektit për Punësimin dhe Çështjet Sociale (ESAP2), që zbatohet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), financuar nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat