​Ministria e Financave vendos për shtyrjen e deklarimeve tatimore deri më 15 maj

Ekonomi

​Ministria e Financave vendos për shtyrjen e deklarimeve tatimore deri më 15 maj

Më: 30 prill 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka marrë vendim për shtyrjen e të gjitha deklarimeve tatimore të bizneseve, nga data 30 prill deri më 15 maj.

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se është marrë vendim për zgjatjen e afatit që lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit, që të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste.

“Me qëllim të ndihmës për bizneset, ministri Besnik Bislimi ka marrë vendim për zgjatjen e afatit, i cili lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit që të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, për deklarimet tatimore nga data 30 prill në 15 maj, sipas pikës 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, afati i pagesës për tatimet sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet data 30 qershor. Kjo mundësi shtesë e pagesës me këste jepet për bizneset, për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare për shkak të kësaj pandemie”, thuhet në njoftimin e ministrisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat