Donacionet e mërgatës do t’i përdorë Ministria e Shëndetësisë për përballimin e pandemisë

Ekonomi

Donacionet e mërgatës do t’i përdorë Ministria e Shëndetësisë për përballimin e pandemisë

Më: 1 maj 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Rreth 700 mijë euro donacione nga diaspora e brenda vendit të grumbulluara në llogarinë COVID-19 do të përdoren për nevoja të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit.

Këto mjete nuk do të mund të përdoren për pakon emergjente fiskale të aprovuar më 30 mars nga Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, apo për nevoja tjera në kuadër të linjave buxhetore.

Ministria e Financave ka bërë të ditur për gazetën se këto mjete kryesisht do të destinohen ose do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë.

“Fondi është për qëllime bamirëse dhe do të përdoret për të ndihmuar në ballafaqimin me situatën e krijuar nga COVID-19”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Më 3 prill, Ministria e Financave ka bërë të ditur se Thesari i Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, ka hapur një llogari zyrtare bankare të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e fondeve që dedikohen në luftën kundër pandemisë COVID-19 (kredive, granteve dhe donacioneve).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat