Kosova dhe Zhvillimi Ekonomik pas Covid-19

Ekonomi

Kosova dhe Zhvillimi Ekonomik pas Covid-19

Nga: Yllnore Bytyqi-Shala Më: 1 maj 2020 Në ora: 21:05
Yllnore Bytyqi-Shala

Sipas Raportit të Rregullt Ekonomik (RRrE) të Bankës Botërore – i cili paraqiti skenarin bazë dhe skenarin më pesimist në ballafaqimin me pasigurinë e lartë që solli pandemia. Skenari bazë supozon se shpërthimi i pandemisë në Evropë do të fillojë të ngadalësohet mjaft shpejt, ashtu që masat frenuese do të mund të hiqen deri në fund të qershorit dhe rimëkëmbja ekonomike graduale mund të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2020. Skenari më pesimist supozon se shpërthimi do të zgjatet dhe masat frenuese do të mund të hiqen vetëm në fund të gushtit, me rimëkëmbje të aktivitetit ekonomik vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020. Pra nga ky raport dhe bazuar në masat të ndërmarra nga ana e institucioneve të Kosovës në stabilizimin fillestar të sektori ekonomik, unë vlerësoj që pakoja financiare e propozuar dhe miratuar nga qeveria nuk do të ketë impakt faktor në sektorin ekonomik me theks të veçantë ati privatë sepse nëse mirët përbazë një diskrepanc në mese shumës se dedikuar 2.8 % PBB dhe asaj të kërkuar 3.5-3.8 % PBB kjo pako financiare do e humb efektin ekonomik për çka është miratuara sepse do të shndërrohet me shumë si pakoje “sociale” e pa menduar mirë nëse skenari pesimist i rimëkëmbja ekonomike do fillon në tremujorin e fundit të këtik viti dhe kriza ekonomike do të rikthehet si pasojë e Covid 19 në vitet pasuese ( 2021-2022 ).

Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një planë operacional të politikave ekonomike e cila duhet të jetë e ndarë në tri faza për gjatë vitit 2021-2024 , duke pasur kujdese në ruajtjen e hapësirës fiskale në dispozicion për gjatë këtij viti dhe viteve pasuese sepse mos krijimin e stabilitetit ekonomik mund të kthehet si bumerang nëse kriza vazhdon më gjatë në përdorimin e hapësirës fiskale të shtetit. Shteti duhet të garantojë: a. Likuiditet për bizneset në këtë kohë kritike, dhe spiralet e rrezikshme ekonomike që vijnë nga mungesa e tij (periudhën afat shkurt/ afat mesme) b. Të krijohet fondi nacional garancionit në periudhën afat mesme /afat gjatë (Kreditë që do të garantohen nga ky fond duhet të akordohen me norma minimale ose Zero, duke marrë parasysh që fondi i garancisë ndihmon institucionet financiare që të ulin ndjeshëm rrezikun e tyre.) c. Rimbursimi duhet të jetë i shpejtë dhe të shmangë procedurat e gjata dhe të ndërlikuara e cila është praktik në Kosovë. d. Eliminimin e TVSH-së për furnizimet thelbësore mjekësore dhe ushqimet ( produkte jetike) për periudhën deri në vitin 2022. e. Të krijojë lehtësime në thithjen e investimeve ekonomike nga diaspora f. Të shkurtojë procesin e burokratizimit në sektorin ekonomik g. Të luftojë korrupsionin e cila po krijon veprim domino të brendshëm dhe efekt të jashtëm në ngritjen e zhvillimit ekonomik përmes investimeve ndërkombëtare Shteti duhet të hartojë politika zhvillimore të sektorit të bujqësisë e cila përben 140.000 ekonomi familjare apo 70% prej të cilave janë si ferma me më shumë se 1 hektar tokë punuese si dhe sektorit të prodhimit të metalogjisë dhe xeheve e cila ka mbetur nën mëshirën e kohës dhe sipas vlerësimeve ndërkombëtare Kosova ka potencial nga kjo fushe e cila do atakonte në aspektin pozitive zhvillimin ekonomik dhe garantimin dhe ruajtjen e hapësirës fiskale të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat