“Pagesa e tatimit në pronë ka pësuar rënie, buxheti do të orientohet në ndihmë të qytetarëve e bizneseve”

Ekonomi

“Pagesa e tatimit në pronë ka pësuar rënie, buxheti do të orientohet në ndihmë të qytetarëve e bizneseve”

Më: 3 maj 2020 Në ora: 09:16
Muhedin Nushi

Të gjitha projektet ndërtimore dhe infrastrukturore janë anuluar pas vendimit të Qeverisë dhe futjes së Prishtinës në karantinë.

Nënkryetari i kësaj komune, Muhedin Nushi tha se ky vit infrastrukturor ka përfunduar.

Përveç kësaj, Nushi njoftoi se edhe pagesat e tatimit në pronë kanë pësuar rënie, derisa shtoi se pandemia do të ketë ndikim të madh edhe në të hyrat e komunës.

“Nuk do të rishikohet buxheti, por kryesisht komuna do të riorientohet në bazë të kërkesave tona pas aprovimit të pakos së parë ekonomike. Do riorientohet më tepër në ndihmë të qytetarëve dhe veprimtarisë së bizneseve. Me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, janë ndërprere të gjitha punimet në ndërtimtari dhe infrastrukturë. Do të ndikojë shumë, kemi heqë dorë prej të hyrave. Pagesat e tatimit në pronë dukshëm ka pësuar rënie gjatë muajit të fundit. Ky vit infrastrukturor ka përfunduar sepse është shumë vonë edhe pas përfundimit të pandemisë duhet të publikohet tenderi publik”, deklaroi ai.

Sipas tij, dy muaj derisa të zgjidhet, mundet të ketë ankesa dhe mund të shkojë në Organin Shqyrtues të Prokurorimit.

“Situatën më të mirë shtator-tetor është dashur të fillojnë punimet, por që është vonë, por shpresojmë që ta kalojmë sa më lehtë”, u shpreh ai.

Me tej, Nushi theksoi se Komuna e Prishtinës është fokusuar në riorientimin e buxhetit për pakon e parë ekonomike për t’i dalë në ndihmë gjithë qytetarëve dhe bizneseve.

Siç njoftoj ai se janë aprovuar 5 mijë pako ushqimore e higjienike për qytetarët si dhe janë liruar nga pagesa e qerasë bizneset.

Pas përfundimit të pandemisë, Nushi tha se duhet të mendohet për pakon e dytë si stimulim për bizneset, siç tha ai kjo do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Përveç pakos së parë ekonomike e cila ka qenë më tepër pako sociale se sa ekonomike për ti ndihmuar qytetarët dhe bizneset. I kemi aprovuar 5 mijë pako ushqimore dhe higjienike. Disa biznese janë liruar prej pagesave të qerasë, qoftë të terasave nëse janë ndërmarrje publike”, tha ai për EO.

“Duhet të mendojmë për pakon e dytë për jetën pas përfundimit të pandemisë, që t’i stimulojmë bizneset që të japin më tepër kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik. Pako e dytë do të jetë orientuese nga pjesa e bizneseve por që nuk do të lë anash as pjesën e subvencionimit të ndërmarrjeve publike”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat