Zëvendësministri Aliu mbështet shefin Bislimi: Është zvogëluar papunësia për 6.6%

Ekonomi

Zëvendësministri Aliu mbështet shefin Bislimi: Është zvogëluar papunësia për 6.6%

Më: 7 maj 2020 Në ora: 07:07
Ilir Aliu

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Ilir Aliu, ka mbështetur ministrin në detyrë, Besim Bislimi se ka 6.6% më shumë të punësuar në kohë pandemie.

Aliu  ka treguar se 1327 persona kanë humbur punën në kohë pandemie.

“Është e vërtetë që I kemi të regjistruar 10,957 njerëz më shumë të regjistruat të punasuar më shumë sesa para pandemisë, ministri Bislimi ka thënë se kemi 6.6% më shumë të punësuar ndërsa numri i atyre që e kanë humbur punën është 1327”.

Aliu tregoi se nga kjo dritare siç e quan ai duhet ta shfryëzojnë të gjithë.

“Ne e kemi hap një dritare që u kemi dhënë mundësinë të gjithë atyre që kanë punuar në mënyrë ilegale që të lajmërohen duke mos e penalizuar askënd, është mirë që të gjithë ta shfryëzojnë këtë dritare vetë numri që tregon se ka arritur në 10,957 jep me kuptu që njerëzit e kanë një vullnet që të kalojnë nga ekonomia infromale në atë formale”.

“Kjo është një ndër masat që I është dhënë nota më e lartë sa i përket financave”.

Aliu po ashtu ka folur edhe rreth pakos emergjente të ndarë nga Qeveria

“Kjo pako është për një shtresë tjetër që mendon të përfitojë, ka punëdhënës që mendojn të shfryëzojnë këtë gjë duke përfituar”.

“Ka disa ndërmarrje që kanë rritje deri në 20% nga pandemia, mirëpo ndërmarrje te cilat nuk mund të zhvillojnë punën, ne u kemi thënë punëdhënësve që të mos shkëputin kontrat meqë ne do e paguajmë pjesën prej 170 eurove”.

“Ka një kusht ku ne kemi thënë se dy muaj e parë do i paguajmë ne ndërsa punëdhënësi duhet të ketë kontarat të paktën 1 vjecarë për punëtorin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat