Banka Botërore paralajmëron rënie të madhe ekonomike në Kosovë

Ekonomi

Banka Botërore paralajmëron rënie të madhe ekonomike në Kosovë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter ka treguar se Banka Botërore ka thënë se parashikimi më pozitiv për Kosovën është rënia ekonomike prej -4.5% për shkak të pandemisë, e versioni më i keq është 11%.

Ndërsa Fondi Monetar ndërkombëtar thotë se do të ketë rënie ekonomike -5%.

“Banka Botërore thotë se parashikimi më pozitiv për Ks-2020 është rënie prej -4.5 % e skenari më i keq është -11 %. FMN thotë -5 %”, shkroi Ahmeti.

E kjo rënie ekonomike, sipas Ahmetit, do të thotë se 30-50 mijë vende pune do të reduktohen.

“Përkthimi: 30-50 mijë vende të punës”, shkruan Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se nuk ka mbetur gjë tjetër përveç se t’i lëshojë çdo ditë sirenat e emergjencës që i ka Komuna e Prishtinës.

“Unë spo di tjetër pos me i lëshu sirenat e emergjencës që i kena në komunë, për çdo ditë”, shtoi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat